LAJMI I FUNDIT:

Çfarë shkakton probleme në sjelljen e qenve dhe si t’i zgjidhni ato

Çfarë shkakton probleme në sjelljen e qenve dhe si t’i zgjidhni ato

Të gjithë qentë duhet të kenë mundësinë të përdorin shqisat dhe aftësitë e tyre njohëse, ky është një nga kushtet themelore për një jetë cilësore

Qentë janë qenie emocionale inteligjente që duhet të pajisen me ambiente të përshtatshme argëtimi.


Pavarësisht nga raca, të gjithë qentë duhet të kenë mundësinë të përdorin shqisat dhe aftësitë e tyre njohëse – ky është një nga kushtet themelore për një cilësi të mirë jete, transmeton Telegrafi.

Për fat të keq, atyre shpesh nuk u jepet mundësia për t’u përfshirë në sjellje që janë tipike për speciet e tyre, si për shembull përdorimi i shqisave fantastike të nuhatjes.

Edhe qentë kanë nevojë për argëtim: Qe përse është e rëndësishme që një qen të ketë lodra
Lexo po ashtu Edhe qentë kanë nevojë për argëtim: Qe përse është e rëndësishme që një qen të ketë lodra

Shumë qen janë nën stres për shkak të kësaj, dhe sipas disa kërkimeve hulumtuesve të huaj, 88% e qenve janë në ankth (ndihen të pikëlluar). Për shkak të kësaj, lindin probleme të ndryshme në sjelljen e qenve.

Të jesh pronar/kujdestar i përgjegjshëm i qenit do të thotë ta lejosh atë që ndihet si qen. Pasurimi i mjedisit është mënyra se si ne mund t’u tregojmë qenve tanë se sa shumë i duam ata (lodra, ecje, shoqëri, stërvitje).

Nëpërmjet ndryshimeve praktike, ju do të mësoni se si pasurimi mjedisor ndihmon në zgjidhjen e problemeve të sjelljes te qentë dhe se si mund të ndihmojë qentë e moshuar dhe të sëmurë. /Telegrafi/