Thuajse gjysma e të gjitha grave shtatzëna, mund të kenë njolla ose gjakderdhje vagjinale gjatë shtatzënisë, veçanërisht gjatë tremujorit të parë
Shkaqet e saj janë të shumta, disa prej të cilave janë të rënda dhe disa të tjera jo. Shkalla e rëndësisë dhe shkaqet e mundshme të gjakderdhjes, janë të ndryshme gjatë çdo tremujori.
Tremujori i parë: Në dymbëdhjetë javët e para të shtatzënisë, shumë gra kanë njolla ose gjakderdhje. Kjo e fundit mund të tregojë shumë gjëra në varësi të sasisë dhe kohëzgjatjes, nëse është e vazhdueshme apo sporadike. Mund të jetë ndonjë shenjë paralajmëruese, por në të njëjtën kohë, mund të shkaktohet edhe nga ndryshimet normale të shtatzënisë.
Në fillim të shtatzënisë, rreth një javë pasi kanë kaluar 14 ditët e fertilizimit, mund të vini re njolla ose gjakderdhje. E njohur edhe si gjakderdhja e implantimit, ajo ndodh zakonisht kur veza e fekonduar ngjitet në veshjen e mitrës. Kjo lloj gjakderdhjeje nuk zgjat shumë.
Hemorragjia në tremujorin e parë mund të jetë edhe shenjë e ndonjë aborti të mundshëm. Pjesa më e madhe e aborteve ndodhin gjatë këtij tremujori dhe më rrallë në muajt e mëvonshëm. Gjithsesi, hemorragjia nuk do të thotë se domosdoshmërisht keni përpara një abort. Gjysma e grave që kanë hemorragji gjatë tremujorit të parë, nuk përballen me abortin.
Në muajt e parë, një problem tjetër që mund të shkaktojë hemorragji dhe dhimbje, është shtatzënia ektopike, ku embrioni ngjitet jashtë mitrës, zakonisht në një nga gypat e Fallopit.
Gjatë tremujorit të parë, një shkak i pazakontë i gjakderdhjes është edhe shtatzënia molare, një gjendje e rrallë kur pas fertilizimit, në vend të fetusit, brenda mitrës krijohet një masë jonormale.
Tremujori i dytë: Ndonëse aborti është më pak i zakonshëm gjatë tremujorit të dytë, rreziku ekziston ende dhe gjakderdhja vagjinale është shenja kryesore e abortit.
Në këtë tremujor, gjakderdhja e lehtë apo e rëndë mund të jetë tregues edhe i ndonjë problemi që mund të keni me placentën, si për shembull: placenta previa – ku ajo është e vendosur shumë poshtë dhe e mbulon pjesërisht ose plotësisht qafën e mitrës; shkëputja e placentës – ku kjo e fundit fillon të shkëputet nga muri i brendshëm i mitrës. Të dyja këto raste hasen më shpesh gjatë tremujorit të tretë.
Disa nga shkaqet e tjera të hemorragjisë, janë edhe infeksioni në qafën e mitrës, irritimi i saj ose shfaqja e disa kokrrave në të, shkruan Living. Hemorragjia në qafën e mitrës nuk paraqet rrezik për foshnjën, por në qoftë se shkaktohet nga kanceri i qafës së mitrës, është e rëndësishme që diagnoza të përcaktohet sa më shpejt që të jetë e mundur.
Ka raste kur hemorragjia në qafën e mitrës, mund të jetë një shenjë që tregon se ajo hapet në mënyrë spontane dhe mund të jetë shkak për një lindje të parakohshme.
Gjatë marrëdhënieve seksuale mund të keni gjakderdhje të lehtë ose shfaqjen e disa njollave, të cilat shkaktohen nga çarja e enëve të gjakut në sipërfaqen e qafës së mitrës, gjë që nuk paraqet asnjë rrezik për shtatzëninë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Do t’i lani sutjenat pas çdo veshjeje, ky është shkaku i cili do t’ju bindë të veproni kështu](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/29311515_l780-380x233.jpg)
Do t’i lani sutjenat pas çdo veshjeje, ky është shkaku i cili do t’ju bindë të veproni kështu
![Forcon stomakun, shëron dhembjen e shpinës, qetëson supet: Ky është ushtrimi më i mirë për femra!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Vcz6mvK4564-380x233.jpg)
Forcon stomakun, shëron dhembjen e shpinës, qetëson supet: Ky është ushtrimi më i mirë për femra!
![Largimi i ngjyrës së thonjve me pastë dhëmbësh](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/61887940-7618da6e4adc4b588304d3819bc3488f-380x233.jpg)
Largimi i ngjyrës së thonjve me pastë dhëmbësh
![Forcon stomakun, shëron dhembjen e shpinës, qetëson supet: Ky është ushtrimi më i mirë për femra!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Vcz6mvK4564-780x439.jpg)
Forcon stomakun, shëron dhembjen e shpinës, qetëson supet: Ky është ushtrimi më i mirë për femra!
![Do t’i lani sutjenat pas çdo veshjeje, ky është shkaku i cili do t’ju bindë të veproni kështu](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/29311515_l780-780x439.jpg)
Do t’i lani sutjenat pas çdo veshjeje, ky është shkaku i cili do t’ju bindë të veproni kështu
![Trendi i flokëve nga të famshmit që duhet ta provoni menjëherë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/640-0-1739790466x7-1-1-362-780x439.jpg)
Trendi i flokëve nga të famshmit që duhet ta provoni menjëherë
![Mit apo fakt: A rriten qimet më të trasha nga brisku?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Will-Shaving-Make-Your-Hair-Grow-Back-Thicker-3-780x439.jpg)
Mit apo fakt: A rriten qimet më të trasha nga brisku?
![Çfarë do të veshim në këtë sezon mode? Tendenca të reja – por edhe rikthimi i disa të preferuarave të vjetra!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/111ztr6756.jpg)
Çfarë do të veshim në këtë sezon mode? Tendenca të reja – por edhe rikthimi i disa të preferuarave të vjetra!
![Largimi i ngjyrës së thonjve me pastë dhëmbësh (Video)](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/61887940-7618da6e4adc4b588304d3819bc3488f-780x439.jpg)
Largimi i ngjyrës së thonjve me pastë dhëmbësh (Video)
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/475106830_10161359208937759_2670445420116284854_n-780x439.jpg)
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara
![Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-77-e1734330900442-780x439-1.jpg)
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori
![Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lcimg-83a3cb58-fcd8-4dce-8dbd-34da9d7318bf-780x439.jpeg)
Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/JEZUUU8-e1739916262598-780x439.jpg)
"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA
![Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/11/PDK-dhe-Mediat-foto-Ridvan-Slivova-1-780x439.jpg)
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së
![Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/03/Ismet-Kryeziu-780x439.jpg)
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame