Dy muaj më parë Danimarka lavdërohej, me numër të madh të vaksinuarve dhe numër të vogël të infektuarve. Danezët shfuqizuan të gjitha masat epidemiologjike pasi qeveria u deklarua se COVID-19 më nuk është “sëmundje që paraqet rrezik kritik për shoqërinë”, shkruan CNN.
Kjo do të thotë se danezët iu “vërsulën” klubeve të natës, restoranteve pa dëshmi të vaksinimit, duke udhëtuar me transport publik pa bartur maska mbrojtëse, transmeton Telegrafi.
Madje iu rikthyen koncerteve siç ishte rasti i atij në stadiumin Parken në Kopenhagë, ku morën pjesë 50 mijë qytetarë. Thjesht iu rikthyen normalitetit që e kishin para pandemisë.
Por, për fat të keq kjo nuk zgjati shumë. Qeveria daneze ka propozuar të hënën rikthimin e certifikatave për vaksinim kundër COVID-19 apo testin negativ të coronavirusit për hyrje
Për shkak të valës së re të infeksioneve, duhet t’i rikthehen masave: ky vend me 5.8 milionë banorë ka pasur rreth 200 raste ditore në shtator, e ditëve të fundit ky numër u rrit në 2.300 ose 2,3 për qind e testeve kanë rezultuar pozitive.
Danimarka ka numrin e madh të qytetarëve të vaksinuar: sipas Qendrës Evropiane për Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), 88,3 për qind e të rriturve janë vaksinuar me dy dozat. Mesatarja në Evropë është 75,5 për qind, e danezët janë në mesin e të parëve që aplikuan masën e izolimit në mars të vitit të kaluar, ndër të parët që kërkonin pasaportën COVID-19.
Ndërkaq, tani po shqyrtojnë edhe certifikatën COVID-19 për të hyrë në kafiteri, restorante dhe klube të natës si dhe nëpër evente ku marrin pjesë mbi 200 persona.
Epidemiologu danez Lone Simonsen nga Universiteti i Roskild, paralajmëron se e dhëna më e rëndësishme nuk është numri i rasteve pozitive, por sa prej tyre po përfundojnë në spitale.
Megjithatë Danimarka nuk do t’i nënshtrohet izolimit total, mjeku Simonsen nuk e mohon mundësinë që 95 për qind e të moshuarve nga 50 vjet e tutje të vaksinohen plotësisht, e kjo është thelbësore pasi më të moshuarit kanë rrezik më të madh nga vdekja dhe simptomat më të theksuara të sëmundjes. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBiden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut
NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit
Pas tërheqjes së Gaetzit, Trump emëron një grua për Prokurore të Përgjithshme
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje