Gretchen Kelly (Gentlewomen)
Ndodh gjithmonë diçka e çuditshme sa herë flas ose shkruaj për problemet e grave – gjëra si kodi i vehsjes, kultura e përdhunimit dhe seksizmi. Marr komente si: A nuk paska gjëra më të rëndësishme se këto për të cilat duhet të shqetësohemi? Ky qenka problemi?
A nuk po bëhesh pak si shumë e ndjeshme?
A je e sigurtë që po tregohesh racionale për këtë?
Gjithmonë kështu!
Dhe unë gjithmonë bezdisem. Pse nuk kuptojnë meshkujt?
Mendoj se e kam gjetur “pse-në”.
Ata thjesht nuk dinë.
Në djall, edhe pse gratë jetojnë me këto probleme, ne nuk e kuptojmë faktin se meshkujt nuk kuptojnë. Të gjitha e kemi kaluar këtë!
Ne të gjitha kemi mësuar, prej instiktit apo edhe prej gabimeve, si ta minimizojmë një situatë në të cilën ndihemi jo rehat.
Si të shmangim nervozimin e një mashkulli duke rrezikuar të ndjejmë tension. Ne të gjitha kemi zgjedhur në një çast të caktuar ta injorojmë një koment fyes. Ne kemi qeshur kur jemi ndeshur me një koment në momentin e gabuar: “ec tani”. Ne kemi kapërcyer inatin tonë kur kanë dashur të na zvetënojnë pa të drejtë.
Nuk ndihesh mirë. Në këto raste, ndihesh pis. Por ne përsëri e pranojmë gjithsesi çdo situatë vetëm që mos vendosemi në rrezik: të hiqemi nga puna apo të na quajnë ku*vë. Kështu, zakonisht, marrim rrugën me më pak pasoja.
Nuk është diçka për të cilën flasim çdo ditë.
Ne nuk i themi të dashurve apo bashkëshortëve e miqve sa herë ata nuk e kuptojnë diçka. Sepse është kaq e shpeshtë dhe normale, sa që është kthyer në diçka me të cilën thjesht duhet të pajtohemi.
Por, ndoshta, ata nuk e dinë.
Ata nuk e dinë që në moshën e njomë 13 vjeçare na është dashur të durojmë meshkujt që na kanë ngulur sytë tek gjoksi.
Ndoshta ata nuk e dinë që djali i klasës së Anglishtes na kërkoi të dalim, dhe vetëm pse ne nuk pranuam, na dërgoi më pas mesazhe ofensive.
Ata ndoshta nuk e dinë që supervizori na fërkonte në vende të ndryshme, si padashje…
Dhe ata natyrisht nuk dinë që shpesh ne na është dashur edhe thjesht të buzëqeshim, e të bëjmë sikur nuk vumë re gjë.
Për këtë arsye, ne vazhdojmë të injorojmë situata dhe minimizuar efektin e tyre. Duke mos e treguar inatin dhe duke shtypur frikën e frustrimin.
Ne minimizojmë çdo situatë. Brenda dhe jashtë. Duhet ta bëjmë këtë. Jo se duam.
Ne mësojmë që prej një moshe fare të re të sillemi kështu. As që e vumë re faktin që edhe vajza të tjera po bënin të njëjtën gjë. Ne kemi mësuar artin e çfarë “duhet” dhe çfarë “nuk duhet” të bëjmë.
Ne kalojmë përgjatë një checklist-e mendore. A mos duket “kjo gjë” fluturake, e nervozuar? A ka njerëz vërdallë? A është racionale kjo? Po argëtuese? Po them diçka që ndikon shkollën/punën/reputacionin? Duhet të flasim hapur, apo duhet të bëjmë sikur s’dëgjuam, të buzëqeshim mirësjellshëm?
Kjo histori ndodh gjatë gjithë kohës. Dhe jo gjithmonë është e qartë për ne nëse situata është e rrezikshme apo e mirë.
Është bossi ai që bën dhe thotë diçka të papërshtatshme? Është klienti ai që mban në dorë faturën deri sa ne ta përqafojmë? Është miku ynë që piu shumë dhe na u ngjit pas vitheve duke na ngatërruar me “friends with benefits” edhe pse ne ia bëmë të qartë që nuk jemi të interesuar? Apo një kërcim. Apo një pije.
Ne e shohim që i ndodh e njëjta edhe mikeshave tona. Ne shohim të ndodhë e njëjta gjë në skenare të ndryshme, që tashmë janë bërë NORMA. Deri sa i afrohemi ndonjë situate vërtet riskoze. Deri sa edhe mund të përdhunohemi! Trup e shpirt.
Ky është realiteti i të qenit grua në shoqërinë tonë:
Ne na është dashur të qeshim me seksizmin sepse nuk kishim opsione të tjera.
Jemi ndjerë gati “sëmurë” duke zgjedhur të luajmë me problemet tona.
Kemi ndjerë turpërim dhe keqardhje që nuk e kërkuam atë ‘djalin e mirë’ për të dalë vetëm sepse mund të paragjykoheshim.
Apo ta mbajmë gati për ta shtypur butonin Call pa e shtypur, ndërsa bëjmë ecejake netëve.
Apo kur shtrëngojmë çelësin mes gishtave kur të na duhet një “armë” për vetëmbrojtje.
Apo kur gënjejmë dhe themi se kemi të dashur vetëm sepse një djalë nuk e pranon “Jo-në” si përgjigje.
Apo kur në një bar të populluar na është dashur të kthehemi për të parë njeriun që dëshiron të na prekë.
Apo kur dikush na shan menjëherë pasi na ka përshëndetur, vetëm pse ne nuk e vazhduam bisedën më gjatë. Pfff… ku*vë.
Apo kur nuk i themi gjë të dashurit, prindërve apo bashkëshortit sepse ca gjëra janë bërë “normale”.
Të paktën, herën tjetër dëgjo kur një gruaje fshikullohet me gjuhë seksiste. Dëgjo.
Dëgjo. Dëgjo. Dëgjo. Sepse realiteti yt nuk është i njëjtë me të sajin.
Dëgjo sepse shqetësimet e saj nuk janë as të fryra dhe as të ekzagjeruara.
Dëgjo sepse edhe një koment i thjeshtë nga një mashkull i panjohur mund të shkaktojë frikë tek ajo.
Asgjë e keqe nuk vjen nëse dëgjon.
Dëgjo.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Prindërit që i motivojnë me sukses fëmijët e tyre për të mësuar përdorin këto nëntë metoda

Pesë pyetje që zhvillojnë inteligjencën emocionale tek fëmijët, sipas psikologes
Ky është trupi me përmasat ideale të një femre, sipas shkencës

Influencerja ndan metodën ideale për aplikimin e 'blushit'

Shenjat që tregojnë se partneri juaj po humbet interesin për marrëdhënien ose martesën tuaj

Nëse keni pika të bardha përreth syve nuk duhet assesi t’i “shtrydhni”: Me këtë metodë mund t’i eliminoni

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?