Për këtë pyetje seksologët kanë pyetur 1000 meshkuj. Ja përgjigjet e tyre, se çfarë u duket shumë seksi te një femër.
Vathët në pjesë të ndryshme të trupit: 55% e burrave iu duket shumë erotike një vathi ngulur në kërthizën e zbuluar të një femre, 25% e tyre iu duket me seksi vathët në gjinjtë e një femre, 16% në gjuhë, 13% në buzë, 63% e tyre pohojnë se nuk i durojnë dot këto budallallëqe.
Këmbët e depiluara: 75% e meshkujve mendojnë se këmbët apo trupi i padepiluar i një femre nuk i ngjall asnjë dëshirë seksuale, 70% e tyre mendojnë se vetullat e një femre janë shumë seksi, nëse janë të harkuara me kujdes, por jo shumë të holla.
Tatuazhe: 25% e të pyeturve, nuk iu duken aspak seksi tatuazhet, 40% e tyre, mendojnë se tatuazhet e fshehura në parakrahun e një femre janë shumë seksi, 46% e tyre, pëlqejnë tatuazhet në shpinë. Dhe disa prej tyre i duan mbi kërthizë. 28% tek kyçi i këmbës. Unanimisht përgjigjen sa më e vogël tatuazhi, aq më mirë.
Gjoksi: Vetëm 1/3 e meshkujve të pyetur mendojnë se gjoksi i madh është shumë seksi. Për shumicën (60%) nuk është i tiëlë. Shumica dëshirojnë përmasat mesatare të një gjoksi, ndërsa pohojnë se "Mbajtja e gjoksit në dorë dhe përkëdhelja e tij është një ndjesi shumë erotike".
Veshjet intime: Modelet më të fundit ose perizomat janë shumë popullore. 68% e meshkujve mendojnë se janë shumë seksi. Vetëm 4% e tyre nuk i pëlqejnë. Një e treta e tyre pohojnë se u duket shumë erotike, që një grua të mos mbajë veshje intime. Ndërsa shumica mendojnë: "Nuk është aspak higjienike". 50% adhurojnë materialin e mëndafshtë në përbërjen e veshjeve intime. 37% pëlqejnë modelet sportive dhe material pambuk elastik në to, 40% theksojnë reçipetat si pjesën më seksi të veshjeve intime, 5% nuk i pëlqejnë fare ato. "Sepse nuk arrijmë të kuptojnë se sa i madh është realisht gjoksi i një femre", ankohen burrat.
Thonjtë: 50% e tyre thonë, manikyri i bardhë dhe trasparent ngjan shumë erotik, në thonjtë e një femre. "Thonjtë e lyer janë shenjë që tregojnë se një grua i kushton shumë rëndësi paraqitjes", mendojnë meshkujt. Manikyri i kuq shkëlqyes është seksi për 23% të meshkujve të pyetur. Thonjtë e lyer të gishtave të këmbës, janë seksi për një në tre meshkuj.
Lëkura e nxirë: 75% e meshkujve mendojnë se s’ka gjë më seksi sesa trupi i një femre të sapokthyer nga deti. Një grua me lëkurë të nxirë duket e magjishme. 25% e tyre preferojnë femrat me lëkurë me ngjyrë të zbehtë, pasi duket më natyrale, më e drejtuar, pra më provokuese.
Bizhuteritë: 65% e burrave pëlqejnë më tepër bizhutë e argjendta në qafën ose duart e një femre. 24% pëlqejnë floririn, kurse 10% e urrejnë atë. 63% preferojnë bizhutë delikate, elegante, mundësisht ar të bardhë. 75% e meshkujve nuk i durojnë dot shumë bizhu tek një femër. "Asgjë nuk më ul më shumë interesin apo dëshirën seksuale tek një femër, sesa kur ajo është e mbuluar dingas me ojna floriri".
Sytë: 61% e burrave mendojnë se një femër që përdor syze, është shumë joshëse. "Është një vështrim inteligjent dhe i sofistikuar, ashtu siç e duam", pohojnë disa prej tyre. 16% pëlqejnë sytë që përdorin lente të ngjyrave të ndryshme.
Aroma: Duhet të jetë subtile, ja çfarë quajnë vërtet seksi në lidhje me aromën tek një femër, burrat. Parfumi i fortë, në vend të të dashurës që kam parasyve, më kujton mamanë", thotë një tjetër. 30% e tyre parapëlqejnë aromat e barishteve në parfume. 27% pëlqejnë aromat e frutave. 15% aromat e luleve të ëmbla. 25% nuk duan fare parfum. "Më pëlqen aroma natyrale e trupit të një femre, pse duhet ta maskojë më kot atë", thonë meshkujt.
Grimi: 33% e meshkujve, asgjë nuk u duket më shumë seksi sesa një femër e çliruar nga kompleksi i grimit. "Pa të, ato duken më të freskëta", mendon njëri prej tyre. Thuajse gjysma e tyre pëlqejnë një grim fare të lehtë. 18% mendojnë se buzët flakë të kuqe janë të mërzitshme dhe jo seksi. Ndonëse ka edhe nga ata që mendojnë se "buzët e kuqe janë klasike, seksi".
Këpucët: 60 % e meshkujve mendojnë se për në mbrëmje, për një natë kur ke dalë të argëtohesh, takat janë vërtet seksi. "Po tek vajzat e shkurtra, takat e larta i bëjnë të duken qesharake", thotë një tjetër. 50% e tyre duan këpucët me taka të ulëta për përdorim të përditshëm. 30% i pëlqejnë femrat me taka të ulëta, sidomos në mbrëmje elegante. "Femrat që s’përdorin taka të larta janë më të prirura drejt qejfit dhe argëtimit". Pastaj, në rastin e takave shumë të larta, shndërrohet në një kompleks edhe gjatësia e meshkujve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Nuk jeni të sigurt që vaji është ngrohur mjaftueshëm? Provoni këtë truk për të eliminuar spërkatjen

Stjuardesa sugjeron pse nuk duhet të duartrokitni pas aterimit të aeroplanit

Mund të hiqni njollat e verdha në rrobat e bardha me vetëm një përbërës

Stjuardesa sugjeron pse nuk duhet të duartrokitni pas aterimit të aeroplanit

Mund të hiqni njollat e verdha në rrobat e bardha me vetëm një përbërës
10 shtetet me femrat më të bukura në botë
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

A e dini se çfarë është ‘bishti i vdekur’ te qentë dhe si ta dalloni atë?
Fuqitë e fshehura të shenjës së Demit, sipas një astrologu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës