LAJMI I FUNDIT:

Çfarë fsheh aksidenti në Çubrel ku vdiqën tre persona? Ekspertët kërkojnë hetime të thella dhe përgjegjësi

Çfarë fsheh aksidenti në Çubrel ku vdiqën tre persona? Ekspertët kërkojnë hetime të thella dhe përgjegjësi

Një aksident i rëndë trafiku ndodhi të dielën mbrëma në fshatin Çubrel të Skenderajt, ku si pasojë humbën jetën tre persona dhe pesë të tjerë u lënduan.

Eksperti i sigurisë, Nol Dedaj ka thënë se aksidenti i ndodhur të dielën mbrëma në Çubrel duhet të analizohet thellësisht në “elementet” dhe “faktorët” që kanë shkaktuar aksidentin.

Dedaj në Tv Dukagjini u shpreh se faktori kryesor në shkaktimin e aksidentit në Çubrel do të jetë faktori “rrugë”.


“Të paktën muaji janar është përgjakshëm me aksidente. Ato që ndodhin në rrugët e Kosovës janë mos hulumtimi ose mos studimi e elementeve rrugore dhe të tjera që shkaktojnë aksidente. Ngjarja e Çubrelit, rruga është me karakteristika teknike që nuk duhet me vozit me shpejtësi të lartë. Rastet e tilla duhet me u analizu dhe patjetër elementet dhe faktorët që kanë shkaktuar aksidentin”.

Tragjedia në Çubrel të Skenderajt - arrestohet polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona
Lexo po ashtu Tragjedia në Çubrel të Skenderajt - arrestohet polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona

“Institucionet e tona nuk e marrin parasysh asnjë studim të aksidenteve pavarësisht hulumtimeve që ndikojnë në aksidente. Aksidenti në Çubrel do të dalë faktori rrugë. Jemi në shekullin 21 dhe duhet me përdor ekspertin e duhur. Por nëse del  dikush pa iu bërë analiza prej ekspertëve. Më vjen keq por nuk duhet. Është edhe faktori rrugë, faktori automjet. Kur iu ka bë kontrolla periodike, apo kontrolla teknike brenda vitit apo brenda dy viteve.  Në qoftë se është suspendohesh duhet me pas argument. Nuk ke kriju institucione për hulumtim”, tha Dedaj.

Liridon Shahini, eksperti i komunikacionit tha se secili zyrtar policor i cili është në kryerje të detyrës zyrtare nuk e ka të lejuar të vozisë me shpejtësi më të lartë sesa parashihet me rregullat e trafikut rrugor.

“Secili zyrtar policor krahas shkollimit që bën, e bën edhe ngasjen emergjente. Kur ai ka të drejtë me rotacion, por duhet marrë parasysh si çdo qytetar tjetër. Nuk ka drejtë më tepër se sa shpejtësia e lejuar të vozit me veturë zyrtare.  Shumë e rëndë”, deklaroi Shahini.

Shahini ka treguar edhe disa metoda për uljen e aksidenteve të komunikacionit rrugor në qoftë se bëhet vetëdijesimi i plotë i personave që nga shkolla fillore.

“Nëse e marrim raportin e gjobave dhe tiketave kundërvajtësve  në komunikacion të vitit 2021-2023, 2024 kemi dyfishim të kundërvajtësve. Kur kemi pasur në 2022 , rreth 1000 tiketa për kundërvajtës në 2024 kemi rreth 2 mijë. Duhet me i kuptu se jo gjithmonë ndëshkimi i vetëdijëson njerëzit. Vetëdijesohen njerëzit nga kultura e përgjithshme, vetëdijesimi i përgjithshëm, edukimi në shkolla.

Edukimi apo lënda e komunikacionit duhet të jetë që nga shkolla fillore. Së paku në kapituj të jetë lënda e komunikacionit. Nuk është e mjaftueshme që brenda 30 ditëve të pajiset me patentë shofer. Nëse ti për 30 ditë bëhesh ngasës, dhe vozit me 130km nuk është e mjaftueshme për të qenë shofer”, tha Shahini.

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Lajme
Numërimi i 66.31 për qind e votave me postë – LVV e para në 19 komuna përfshirë edhe ato me shumicë serbe, pasojnë LDK e PDK

Numërimi i 66.31 për qind e votave me postë – LVV e para në 19 komuna përfshirë edhe ato me shumicë serbe, pasojnë LDK e PDK

Lajme
Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

Lajme
LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

Lajme
Publikohet agjenda për Epopenë e UÇK-së më 5,6 dhe 7 mars

Publikohet agjenda për Epopenë e UÇK-së më 5,6 dhe 7 mars

Lajme
Rama flet disa gjuhë të huaja me ndihmën e AI në një video promovuse për turizmin në Shqipëri

Rama flet disa gjuhë të huaja me ndihmën e AI në një video promovuse për turizmin në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori