LAJMI I FUNDIT:

Çfarë është teknika ‘plopping’? Do t’i ngazëllejë ato femra që kanë flokë kaçurrelë

Çfarë është teknika ‘plopping’? Do t’i ngazëllejë ato femra që kanë flokë kaçurrelë

Fjala është për mënyrën e tharjes së flokëve e cila i formon bukur kaçurrelat, por me atë rast nuk përdoret kurrfarë aparati me nxehtësi siç është tharësja e flokëve

Teknika është krejtësisht natyrale dhe mundëson teksturë më të mirë të flokëve, transmeton Telegrafi.


Për fillim, flokët duhet larë dhe përgatitur ashtu siç i keni kuruar zakonisht para tharjes.

Pastaj, merrni një fanellë me mëngë të gjata, jastëkun dhe peshqirin dhe vendosni në një sipërfaqe të rrafshët.

The Best Way to AirDry Your Hair If You Have Waves Curls or Coils

Përkuluni, në atë mënyrë që flokët e lagura të bien krejtësisht përpara dhe filloni ngadalë t’i mbështillni në pëlhurë në drejtim të ballit.

Kur të kapni flokët, lidhni jastëkun dhe fanellën në mënyrë që të qëndrojnë fort në kok dhe lini të qëndrojnë një kohë – disa rekomandojnë midis 15 dhe 20 minutave, derisa disa i mbajnë gjatë gjithë natës.

Në fund, mund t’i thaheni më tej me një tharëse flokësh ose t’i lini të thahen natyrshëm.

/Telegrafi/