Michael Jordan, lojtari më i mirë i basketbollit të të gjitha kohërave dha një përgjigje të shkëlqyer në pyetjen e një gazetari në Charlotte.

Përfaqësuesit e Forcës së Shtatë ishin të interesuar për atë se çfarë mendon se çka është e vështirë - të arrihen tridhjetë herë rresht të shënohen 30 pikë (James Harden) ose dhjetë treshe të njëpasnjëshme (Russel Westbrook).


"Cila është më e vështirë sipas këndit të një lojtari sikur ju?", u pyet ish-basketbollisti legjendar amerikan.

"Gjashtë tituj, pa dyshim", ishte përgjigja e 55-vjeçarit, e cila gjë bëri të qeshin të gjithë të pranishmit në sallë.

James Harden dhe Russell Westburk kanë thyer tashmë disa rekorde këtë sezon, por Jordan është shumë i qartë - "play-off" është me më së shumti rëndësi.

Kujtojmë se Jordani ka fituar gjashtë tituj në NBA dhe secilën herë është shpallur edhe MVP-i.

Ai është lojtari më i mirë i basketbollit të të gjitha kohërave dhe supozohet se këtë epitet mund t'ia rrëmbej vetëm Lebron James. /Telegrafi/

telegrafi sport app