Zjarret nuk janë diçka e pazakontë për Havain, por ato që kanë shpërthyer ditët e fundit konsiderohen si nga më të këqijtë në historinë e arkipelagut.
Pasojat e tyre ishin shkatërruese dhe se çfarë i shkaktoi saktësisht zjarret vdekjeprurëse është ende duke u hetuar, transmeton Telegrafi.
Erërat me forcë uragani dhe moti i thatë kontribuan në flakët. Thatësira ose kushtet jashtëzakonisht të thata në pjesë të mëdha të Havait – duke përfshirë të gjithë ishullin Maui – gjithashtu luajtën një rol.
Rreth 14 për qind e shtetit po përjeton thatësirë të rëndë ose të moderuar, ndërsa 80 për qind e Havait klasifikohet si jashtëzakonisht e thatë.
Muajin e kaluar, zjarre të shumta u raportuan në Maui, të cilat mbyllën për pak kohë autostradën. Është paralajmëruar se “rreziku i zjarrit gjatë këtij sezoni të thatë është rritur”.
Disa pjesë të ishujve Havai janë mbuluar nga barëra jo-vendase që janë më të ndezshme se bimët vendase.
Kjo, së bashku me kushtet e thata, mund të ndezë shpejt një zjarr. Maui ishte nën një alarm të kuq për rrezik të shtuar nga zjarri përpara se të shpërthenin.
Erërat e forta nga uragani Dora i ndezën më tej flakët. Guvernatori i Havait, Josh Green, tha se zjarret ishin “fatkeqësia më e madhe natyrore” në historinë e shtetit.
“Ne kurrë nuk kemi pasur një zjarr që godet një qytet si ky më parë”, tha ai, duke vënë në dukje se ndryshimi i klimës po ushtron presion të paparë në Havai.
Zjarri i fundit i madh ndodhi në vitin 2018 në Lahaina, i njëjti qytet që u shkatërrua nga zjarret këtë javë.
Ai shkatërroi 2000 hektarë tokë, 31 automjete dhe 21 ndërtesa. Zjarret dikur ishin relativisht të rralla në Havai, por aktiviteti njerëzor i ka bërë ato më të shpeshta dhe më ekstreme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
Teoricienët e konspiracionit thonë se përplasja e helikopterit me aeroplanin në Uashington ishte e qëllimshme – tregojnë ‘argumentet e tyre’
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?
Rubio: Grenlanda është interesi ynë kombëtar, nuk është shaka
Çfarë dimë deri tani rreth përplasjes mes aeroplanit dhe helikopterit?
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?