Çfarë i duhet Man United për të siguruar kualifikimin tutje, pas barazimit me Galatasaray?

Manchester United ka luajtur baras me rezultat 3-3 ndaj Galatasaray në udhëtim, por çfarë i duhet “Djajve të Kuq” për t’u kualifikuar në fazën me eliminim direkt në Ligën e Kampionëve?
Alejandro Garnacho hapi ndeshjen me golin e tij brenda 12 minutave pas një finishi brilant duke e lënë pa asnjë mundësi Musleran.
Bruno Fernandes më pas e dyfishoi avantazhin e United disa minuta më vonë, me një goditje nga distanca, para se Hakim Ziyech të rikthejë në lojë ekipin turk me një gol nga gjuajtja e lirë.
Scott McTominay më pas i dha Unitedit hapësirë për të marrë frymë pasi shënoi për rezultatin 3-1.
Sidoqoftë, një gabim i Andre Onanas bëri që Ziyech të shënojë përsëri nga gjuajtja e lirë, para se Kerem Akturkoglu të barazojë shifrat me një gol të jashtëzakonshëm dhjetë minuta më vonë.
Çfarë i duhet Manchester Unitedit për t’u kualifikuar tutje?
Ndeshja tjetër e grupit mes Kopenhagës dhe Bayern Munich do të luhet me fillim nga ora 21:00.
Ekipi i Thomas Tuchel është favorit për të fituar këtë takim, por nëse ekipi danez e mposht ose barazon ndaj Bayernit, ata do të parakalojnë Unitedin në renditje.
Sidoqoftë, nëse llogarisim se Bayern do të triumfojë në këtë takim, ja se si United mund të kualifikohet:
Nëse Galatasaray mposht Kopenhagën në xhiron e fundit të grupit, ata do të kualifikohen dhe United do të eliminohet.
Nëse, Manchester United mposht Bayernin dhe Galatasaray barazon apo humbet, ata ende kanë një mundësi për t’u kualifikuar.
Kjo për shkak se United ka një avantazh kundrejt Kopenhagës shkaku i golaverazhit, pasi kanë shënuar tre gola ndaj tyre më herët në këtë muaj, që do të thotë se ata do të kualifikoheshin nëse mposhtin Galatasarayn.
Me të vërtetë është mjaft interesante për të parë se si do të përfundojë kjo ‘luftë’ e ashpër në këtë grup dhe për këtë duhet të presim deri në muajin e ardhshëm./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Eskalon situata në fund të ndeshjes Liria - Vëllaznimi, tifozët futen në fushë

Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Barcelona rrit kufirin e pagave, tani synon afrimin e një ylli nga Liga Premier

Dy top klubet angleze e bëjnë prioritet transferimin e Frenkie de Jongut

Atmosferë e jashtëzakonshme në Prizren në derbin e madh kosovar

Man City ‘i plagosur’ pret Liverpoolin në formë – formacionet zyrtare të derbit anglez

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë