Nëse i zbatoni këto pesë këshilla, ka shanse që një grua t’ju respektojë dhe t’ju dojë:
Tregohuni i qëndrueshëm me fjalët:
Nuk mundet t’i thoni të dashurës se e doni në një moment dhe pastaj ta quani “ku*vë” kur jeni i inatosur, dhe në fund të prisni prej saj që të ndihet e sigurt me ju. Fjalët tuaja kanë fuqi ta ulin atë moralisht ose ta ngrenë në qiell. Në vazhdimësi duhet të komunikoni me të duke i bërë të ditur sa e rëndësishme është, se është e vetmja për ju dhe që nuk ju intereson askush tjetër por dashuroni vetëm atë. Ndihmojeni të ndihet e qetë dhe e mbrojtur me fjalët tuaja, tregohuni i sjellshëm dhe tregojini ngrohtësi, edhe kur jeni i nevrikosur.
Tregohuni i qëndrueshëm në të dëgjuar
Komunikimi shkon në dy krahë; e folur dhe e dëgjuar. Nëse partnerja juaj kupton se ju nuk e dëgjoni, atëherë ajo do të ndihet e pasigurt. Të dëgjosh, është një akt që tregon dashuri. Prandaj, të dëgjosh, të dëgjosh vërtet, pa gjykuar dhe pa vetëmbrojtje kërkon kurajë. Winston Churchill ka thënë: “Kurajë është të ngrihesh dhe të flasësh; por edhe të ulesh dhe të dëgjosh.”
Tregohuni i qëndrueshëm në veprimet tuaja
Po, fjalët janë të rëndësishme, por nëse ato nuk shoqërohen me vepra, atëherë ju do ta helmoni besimin. Besimi është baza për siguri. Siguria krijohet kur ajo që thoni dhe ajo që veproni janë në të njëjtën linjë. Dhe kur premtimet ndiqen nga veprimet! Nuk mundet, për shembull, të thoni se do të jeni në shtëpi në 6:00 dhe të vini në 8:30, duke pritur që ajo të ketë dëshirë të hidhet në shtrat me ju. Qëndrueshmëria me të, tregon gjithashtu se nuk po i fshihni asgjë. Mos i fshihni SMS, email-et apo detaje nga dita juaj. Edhe nëse e dini që do inatoset kur t’ia tregoni!
Tregohuni i qëndrueshëm me të vërtetën
E vërteta është virtyti dhe vlera juaj. Nëse ju ndryshoni versionin e të vërtetës, rrezikoni të thyeni besimin e saj përgjithmonë. Nëse ajo sheh që i thoni një gënjeshtër të bardhë mamasë suaj, ajo do të kuptojë se një ditë do ta gënjeni edhe atë në të njëjtën mënyrë. Nëse ajo sheh se po tregoheni i ligë me punonjësin e check-in-t, do të mendojë se të njëjtën gjë do të bëni edhe me të. E vërteta është se fjala juaj është thelbi i gjithë vlerave tuaja. Tregohuni i qëndrueshëm me të vërtetën tuaj, dhe ajo do ju shohë si një njeri tek i cili mund të mbështetet.
Tregohuni i qëndrueshëm me angazhimin tuaj me të
Edhe nëse ky angazhim përkon me nevojat e saj, ajo do t’ju respektojë nëse jeni konsistent me të. Për shembull; nëse keni marrë një angazhim që shkon kundër nevojave të saj, gjithsesi mos ndryshoni planet: do të humbni respektin e saj! Të ndërtosh besim dhe siguri emocionale përmes qëndrueshmërisë së fjalëve, dëgjimit, veprave dhe të vërtetës do ta përmirësojë ndjeshëm cilësinë e marrëdhënies dhe të jetës tuaj seksuale.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tre arsye më të thella pse fëmija juaj nuk ju dëgjon

Gigi Hadid përqafon trendin më të madh të sezonit të stilimit të flokëve
Scarlett Johansson zbuloi sekretin e një martese të suksesshme: Pas dy divorceve, ajo kuptoi një gjë vendimtare
Julia Roberts e diagnostikuar me sëmundjen e rrallë: Gjithçka që duhet të dini
Sa janë përmasat reale të Kim Kardashian? A është beli i saj vërtet aq i hollë
Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë