Çfarë dihet për satelitët e Starlink dhe planet e ardhshme të internetit?
Starlink është një sistem interneti satelitor që operohet nga kompania inxhinierike e anijeve kozmike, SpaceX në pronësi të miliarderit Elon Musk.
Musk fillimisht kishte shprehur interesin e tij për ndërtimin e një ‘konstelacioni’ satelitor në vitin 2014. Në atë kohë, sipërmarrja quhej WorldVu, por miliarderi hoqi dorë për ta krijuar sipërmarrjen tjetër të një sistemi interneti satelitor përmes SpaceX dhe paraqiti një kërkesë në Komisionin Federal të Komunikimeve në vitin 2016 duke e emëruar shërbimin “Starlink”, transmeton Telegrafi.
Musk pati thënë se ishte frymëzuar për emrin nga libri i John Green “The Fault in Our Stars” (Faji në Yjet Tanë).
SpaceX lëshoi raundin e parë të 60 satelitëve Starlink në orbitën e poshtme të Tokës në maj të vitit 2019 përmes një prej raketave Falcon 9 të SpaceX. Sot, kompania ka mbi 4,000 satelitë të saj në orbitë, dhe Musk ka thënë se dëshiron që të vendosë deri në 42 mijë satelitë në hapësirë, raporton Business Insider.
Ndryshe nga shumica e shërbimeve të internetit satelitor, satelitët Starlink operojnë në orbitën e poshtme të Tokës, duke ulur vonesën e transferimit të të dhënave te marrësi, thotë kompania.
Shërbimet Starlink
SpaceX thotë se shërbimi i tij ka shpejtësi të marrjes së të dhënave midis 25 dhe 220 megabits për sekondë dhe shumica e përdoruesve raportojnë shpejtësi mbi 100 megabits për sekondë, si dhe shpejtësi dërgimi midis 5 megabits për sekondë dhe 20 megabits për sekondë – shpejtësi që janë ideale për aktivitetet e internetit si lojërat dhe transmetimi.
Pajisjet e posaçme për instalimin e shërbimit kushtojnë rreth 599 dollarë derisa vetë shërbimi kushton 110 dollarë në muaj në SHBA. Çmimet ndryshojnë në bazë të vendndodhjes së përdoruesit.
Shërbimi Starlink është i disponueshëm në 48 shtete të SHBA-së dhe mbi 55 vende, sipas SpaceX. Kompania tha në maj se kishte mbi 1.5 milion abonentë.
Starlink në parim ka kryesisht përdoruesit në zona më të largëta dhe kompania ka filluar ofrimin e shërbimit të saj në linjat e lundrimit dhe në linjat ajrore gjatë vitit të kaluar. Kompania gjithashtu lansoi vitin e kaluar një plan interneti prej 135 dollarësh muaj për pronarët që posedojnë mjete transportuese RV.
Në vitin 2022, Musk njoftoi se SpaceX do të bashkëpunonte me T-Mobile për t’ju ofruar përdoruesve të kompanisë qasje në shërbimin satelitor Starlink dhe “eliminimin e zonave të vdekura në mbarë botën”.
Zëvendës presidenti i shitjeve komerciale të Starlink, Jonathan Hofeller, tha në fillim të këtij viti se kompania planifikon të fillojë testimin e shërbimit celular brenda vitit.
Starlink në Ukrainë
Starlink rezultoi i dobishëm për të ndihmuar Ukrainën të kapërcejë sulmet kibernetike ruse vitin e kaluar, kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës.
Musk i dërgoi Ukrainës mijëra mjete interneti të Starlink gjatë fillimit të luftës.
Megjithatë, në fillim të këtij viti SpaceX vendosi që të implementojë kufizimin e Starlink të Ukrainës për operimin e dronëve. Presidentja e SpaceX, Gwynne Shotwell, tha në shkurt se shërbimi “asnjëherë nuk kishte për qëllim të përdorej për qëllime dashakeqëse”.
Ndotja nga drita dhe përplasjet
Derisa SpaceX vazhdon të rrisë plejadën e satelitëve të saj, astronomët kanë vazhduar të ngrenë shqetësime se si Starlink do të adresojë çështjen e dritës së emetuar në hapësirë si dhe në potencialin për përplasjet satelitore.
Kompania është përpjekur të adresojë shqetësimet të dritës duke përmirësuar satelitët Starlink për të reduktuar ndriçimin e tyre.
NASA tha në vitin 2022 se planet e Musk për të lëshuar rreth 42,000 satelitë mund të ndërhyjnë në misionet e saj, të gjenerojnë mbeturina hapësinore dhe të rrisin rrezikun e përplasjeve.
Në atë kohë, SpaceX adresoi shpejt shqetësimet e NASA-s, duke thënë se besueshmëria e rrjetit të saj satelitor është më e madhe se 99 për qind dhe duke shtuar se ajo ka zbatuar një “sistem të avancuar të shmangies së përplasjeve” që kryen manovra shmangie. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohet shuma që duhet të paguajë Elon Musk nëse dëshiron të blejë TikTok-un
Është vendosur si do të quhet iPhone i ri
Të dielën, SHBA-ja do ta ndalojë TikTok
MrBeast i bashkohet ofertës për të blerë TikTokun, pretendon se ka pasur oferta nga miliarderë për ta realizuar atë
Suedia do të testojë teknologjinë e re të “tufës së dronëve”
Nëse jeni përdorues i këtyre modeleve të telefonave, nga 1 janari 2025 nuk do mund ta përdorni më WhatsApp
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri