“Çezma e Matiqanit” furnizohet nga Badoci, qytetarët s’e dinin dhe e pinin ujin

Që nga lajmërimi për mospërdorim të ujit të Badocit, banorët e Matiqanit por edhe nga pjesë të tjerë kanë ardhur e janë furnizuar me ujë për pirje nga një çezmë në këtë lagje pa ditur që e njëjta ka ujë të po këtij liqeni. Ujësjellsi largon përgjegjësinë duke thënë se me kohë ka njoftuar që edhe kjo lagje furnizohet nga Badoci dhe nuk lejohet pirja e as përdorimi i këtij uji për ushqim.
Ka dekada që gjendet këtu e banorëve prezenca e saj u ka shërbyer përherë.
Por, edhe kjo çezmë sikurse zona e Matiqanit, furnizohen nga Liqeni i Badocit dhe uji vazhdon të mos pihet shkaku i përmbajtjes së manganit.
Megjithëkëtë, banorët kanë vazhduar të furnizohen nga ky burim uji edhe gjatë kësaj kohe.
E të njëjtin veprim e ka dëshmuar edhe Sherif Vrajolli.
“Përpara këtë ujë e kemi përdor për pije por laboratori e kishte konstatuar të papërdorshëm. Njerëzit nuk e dine e sidomos prej që doli kjo me mangan për ujin e Badovcit, njerëzit vijnë prej të gjitha vendeve e marrin. Ne nuk mund të rrimë non-stop këtu e të iu themi mos e pini. Do preferoja mos ta merrnin, s’është i pijshim. Me emra s’mund t’i them por ka njerëz që kanë pasur ankesa (problem) nga ky ujë”, ka theksuar për TV Dukagjinin Sherif Vrajolli, banor i Matiqanit.
Televizioni ka qenë disa herë prezent gjatë kohës kur në fuqi ka qenë ky paralajmërim e qytetarë edhe nga lokacione tjera mbushnin bidonë të tërë me ujë për pirje.
E sipas Vrajollit, shqetësues mbetet fakti që nuk është bërë thirrje publike enkas për këtë burim duke ditur frekuentimin e tij.
“Askush nuk ka ardhur të njoftojë, do preferoja ose ta testonin prapë se askush s’ka njoftuar një gjë të tillë. Do duhej të kishte kujdes sepse njerëzit po e pine. Kudo që ka burime do duhej të testoheshin në laboratorë e t’i njoftonin a bën apo jo. Çdo ditë vijnë e mbushin bidonë, a e pinë a jo nuk e di por po marrin”, ka deklaruar ai.
Por përgjegjësinë për këtë, e ka larguar nga vetja K.R.U “Prishtina”.
“KRU” Prishtina” i ka cekë me kohë dhe madje duke i përditësuar të dhënat dhe cilat lagje janë me Badoc. Edhe Matiqani është zonë që furnizohet nga sistemi i Badocit. Vlerat e manganit kanë filluar të bijnë por ende në sasinë e lejuar që të konsumohet si ujë për pije dhe përgatitje të ushqimit. Ne po ashtu nuk ndërtojmë çezma publike. Ne e kemi obligim që konsumatorin ta furnizojmë me ujë për pije. Nëse ata janë të interesuar se çfarë uji është dhe çfarë po pinë le të drejtohen te IKSHP, ndërsa ne Matiqanin e furnizojmë me ujë të Badovcit”.
Nga ujësjellësi nuk kanë treguar nëse e kanë testuar ujin e këtij burimi ndonjëherë.
E megjithatë, sa ka qenë prezent televizioni tek ky lokacion, ekipe të K.R.U Prishtinës kanë vizituar burimin duke marrë edhe mostra të ujit.
Uji i liqenit të Badovcit aktualisht është rekomanduar të mos pihet e kjo pasi niveli i manganit është ngritur, çka rrezikon shëndetin.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Policia sqaron praninë në sheshin “Xhorxh Bush” në Prishtinë: Asistim për Inspektoratin, jo për punime ndërtimore

Rinisja e punimeve në sheshin “Xhorxh Bush” – Rama: Ndalimi i tyre ishte joligjor

Pavarësisht ndalimit – Komuna e Prishtinës rinis punimet në sheshin “Xhorxh Bush”

Rikonstruohet vendi i ngjarjes në villën ku u vra polici në Zllatar

Në lidhje me Egli Takon? Instruktori i palestrës thyen heshtjen

Përplasje mes Richard Grenell dhe Alfred Lelës pas akuzave për lobim në favor të Ramës

Zbulohet kërkesa e rëndësishme e Ancelottit të cilën Real Madridi ia refuzoi vazhdimisht

Barcelona kontakton agjentin e top sulmuesit nigerian para një lëvizje në verë

Është në muajt e fundit të shtatzënisë - aksidentohet modelja shqiptare në Zvicër

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Ka të veshur xhemper të zi me simbole" - shumë qytetarë bashkohen në kërkimin e Alp Krasniqit në Gjilan

Nis operacioni për 8-vjeçarin e zhdukur në Gjilan, kërkimet po bëhen edhe me dronë

Dalin pamjet e momentit kur eskaloi situata në ndeshjen mes Bashkimit dhe Pejës

Gakpo hedh bombën për të ardhmen e Alexander-Arnold pas festës së titullit

Mediat spanjolle konfirmojë datën se kur do të largohet Ancelotti nga Real Madridi

Zhduket një 8-vjeçar në Gjilan, familjarët kërkojnë ndihmë urgjente: Është me autizëm