Çështja “Moukoko” trondit Gjermaninë: Babai i talentit të madh pranoi mashtrimin, certifikata e lindjes është false

Ylli i ri i futbollit gjerman, 20-vjeçari Youssoufa Moukoko është sërish në qendër të vëmendjes së publikut vendas, pasi babai i tij i supozuar doli përpara dhe ekspozoi mashtrimin e tij.
Joseph Moukoko, i cili është 73 vjeç dhe njihet si babai i lojtarit të Borussia Dortmund, i cili këtë sezon luan si i huazuar në Nice ka thënë se ai nuk është babai biologjik i Youssoufa-s dhe se ka falsifikuar moshën e tij!
Siç tregoi ai në deklaratën e tij, ai rinoi djalin e tij të adoptuar me katër vjet dhe kështu mashtroi botën.
“Duke ditur përgjegjësinë penale të deklaratave të rreme, deklaroj nën betim: Youssoufa Moukoko nuk është djali biologjik i imi dhe gruas sime Marie Moukoko. Gjithashtu, ai nuk ka lindur më 20 nëntor 2004 në Yaounde. Kam marrë një certifikatë të rreme lindjeje për atë në Yaounde. Më pas shkova në ambasadë, e mora pasaportën e tij dhe e çova në Gjermani, kështu që në letra thuhet se ai ka lindur më 20 nëntor 2004”, raportoi gazeta Bild deklaratën e “babait” të Moukoko.
A very shocking incident happened today involving Youssoufa Moukoko, the Borussia Dortmund player! 👇
Youssoufa Moukoko is supposedly born in 2004, which means he is currently only 20 years old, and he is loaned to Nice in France.
Moukoko became the youngest player to ever… pic.twitter.com/9SDmDi7MYH
— Football Factly (@FootballFactly) December 14, 2024
Joseph zbuloi gjithçka në një film dokumentar të prodhuar nga ProSieben, dhe kështu shumë nga rekordet e Youssouf mund të bien në ujë, si ai për debutuesin më të ri dhe golashënuesin më të mirë në historinë e Bundesligës, debutuesin më të ri në Ligën e Kampionëve dhe lojtari më i ri i kombëtares gjermane që luajti në një Kupë të Botës.
Gazeta Bild shton se Joseph ka punuar në Dortmund si video analist dhe skaut, fillimisht për 10,000 euro në muaj, më vonë dyfishin e kësaj shume.
“Gruaja ime ishte e punësuar në një agjenci që punonte për sponsorin e Borussias, Evonik, dhe unë u punësova në Borussia. Kështu merrnim para çdo muaj. Ne nuk punonim, merrnim para në këtë mënyrë”, pranoi Joseph.
E përditshmja gjermane hetoi origjinën e lojtarit të ri në Kamerun vitin e kaluar dhe nuk mundi të gjente certifikatën e tij të lindjes në zyrën e gjendjes civile.
Në fund të fundit, Dortmundi njoftoi dje.
“Në rastin e Youssoufa Moukoko, prindërit biologjikë dhe data e lindjes janë nxjerrë nga dokumentet zyrtare të identifikimit dhe certifikatat e lindjes të lëshuara nga një autoritet gjerman. Këto dokumente janë ende të vlefshme sot dhe janë baza për autorizimet e lojtarëve dhe licencat e klubit, pavarësisht nëse vendase ose të huaja, dhe sigurisht edhe për ekipet federale si kombëtarja gjermane U-21”.
Youssoufa Moukoko : Dortmund défend l’authenticité de l’âge de son prodige face aux accusations#Youssoufa_Moukoko https://t.co/QIWamYEMWs
— Actu Cameroun (@actucameroun) December 14, 2024
“Gjithashtu, ju lutemi vini re se lojtari dhe prindërit biologjikë të identifikuar në dokumentet e mësipërme kanë deklaruar tek ne, dhe në rastin e prindërve madje dhe palëve të treta, përmes deklaratave të betuara në kuadër të procedurave ligjore, se informacioni i përmbajtur në dokumentet zyrtare të sipërpërmendura është i saktë, natyrisht, për ne, Federatën Gjermane të Futbollit dhe klubin aktual të lojtarëve”, ka shkruar Dortmundi në një deklaratë të dërguar për Sky Germany.
Këtë sezon, Moukoko luan si huazim në Nice, për të cilin shënoi dy gola dhe dy asistime në 13 ndeshje në të gjitha garat, dhe për Dortmundin, me të cilin kontrata i skadon në verën e vitit 2025, në 99 ndeshje ai arriti 18 gola dhe tetë asistime. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
La Liga i jep Barcelonës lajmin fantastik për sezonin e ri

Flick projekton transferimin e ish-lojtarit të Real Madridit te Barcelona

Si do të dukej renditja e ligës spanjolle nëse nuk do të kishte VAR, Real Madridi do të përfitonte më së shumti

Barcelona dëshiron të shesë top-favoritin për Topin e Artë në verë, dihet edhe çmimi

Perez i thotë një trajneri të bëhet gati për drejtimin e Real Madridit për në Kupën e Botës për Klube

Barcelona vazhdon sigurt drejt titullit, mposht Mallorcan

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Publikohet momenti i gjuajtjes me breshëri plumbash ndaj terroristëve serbë në Banjskë

Kush do të jetë Papa i ardhshëm? Kandidatët kryesorë në një garë të paparashikueshme

La Liga i jep Barcelonës lajmin fantastik për sezonin e ri

Avokatja e Diamant Gashit: Babai i tij ishte i tronditur nga përfshirja e të birit në rastin e vrasjes së rreshterit Muhamed Lika

Flick projekton transferimin e ish-lojtarit të Real Madridit te Barcelona

Haradinaj: Nëse Limaj i vazhdon pushtetin Kurtit, është dorë e zgjatur e Serbisë