LAJMI I FUNDIT:

“Çështja e Kosovës do të përcaktojë fatin tonë”: Zv/kryeministri i Serbisë thotë se tërheqja e investitorëve do ta kthente vendin e tij 30 vjet prapa

“Çështja e Kosovës do të përcaktojë fatin tonë”: Zv/kryeministri i Serbisë thotë se tërheqja e investitorëve do ta kthente vendin e tij 30 vjet prapa

Kosova është sfida më e madhe për politikën dhe politikën ekonomike të Serbisë.

Kështu ka thënë gjatë një deklarimi të fundit, zëvendëskryeministri dhe ministri i Financave i Serbisë, Sinisha Mali, shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi.

Dhe sipas tij, bisedimet Kosovë-Serbi në vazhdim janë faktori më i rëndësishëm që do të përcaktojë politikën ekonomike dhe politikën në Serbi, në përgjithësi këtë vit.


Deklarata e tij vjen pak ditë pasi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kishte thënë se në takimin me “pesëshen” ndërkombëtare të premten, i është thënë se duhet ta pranojnë propozimin e tyre, sepse në të kundërtën do të ndërpritet procesi i integrimeve evropiane.

Ai kishte shtuar se i është thënë se Serbia do të përballet me ndalimin dhe tërheqjen e investimeve, që do të jetë një masë e përgjithshme ekonomike që do të ketë pasoja për Serbinë.

“Po t’i kisha përzënë dhe të thosha që nuk do të negocioja, regjimi ynë pa viza do të ishte hequr. Gjëja e dytë që do të na ndodhte është se nuk do të kishim më investime dhe investitorët do të tërhiqeshin”, kishte thënë ditë më parë Vuçiq.

Vuçiq: Nëse nuk e pranojmë planin e "pesëshes”, procesi i integrimit evropian të Serbisë do të ndërpritet
Lexo po ashtu Vuçiq: Nëse nuk e pranojmë planin e "pesëshes”, procesi i integrimit evropian të Serbisë do të ndërpritet

Ndërsa i pyetur nga TV Prva për efektet e tërheqjes së mundshme të investimeve nga vendet e BE-së, zëvendëskryeministri Sinisha Mali ka thënë se ato vende punësojnë mbi 200 mijë njerëz në Serbi.

Në këtë drejtim, ai ka paralajmëruar se tërheqja e investitorëve nga Perëndimi do të ishte një fatkeqësi, sepse, sipas tij, do ta kthente Serbinë 30 vjet prapa.

Madje, ai vlerësoi se tërheqja e ekonomisë së BE-së do të sillte “fshirjen e rezultateve si me gomë”.

“Ajo për të cilën kemi punuar në 10 vitet e fundit do të fshihej si me gomë”, citohet të ketë thënë Mali.

Kështu, zëvendëskryeministri serb ka theksuar se “çështja e Kosovës do të përcaktojë fatin e vendit dhe ekonomisë së Serbisë”.

Ndër tjerash, ai njoftoi se në shkurt do të nënshkruhet një marrëveshje me BE-në për fillimin e rindërtimit dhe ndërtimit të një hekurudhe të shpejtë nga Beogradi përmes Nishit deri në kufirin me Maqedoninë e Veriut, për të cilën BE do të japë një grant prej 660 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori