LAJMI I FUNDIT:

Cerar: Do të jetë shumë keq nëse BE-ja nuk i njeh përpjekjet e Maqedonisë

Cerar: Do të jetë shumë keq nëse BE-ja nuk i njeh përpjekjet e Maqedonisë

Ministri slloven i Punëve të Jashtme, Miro Cerar, pasdite deklaroi se Sllovenia fuqimisht e mbështet fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut në qershor, duke shtuar se do të ishte shumë keq nëse BE-ja nuk i njeh përpjekjet të cilat po i bën vendi.

Cerar në mëngjesin e sotëm ka marrë pjesë edhe në takimin midis ministrave të punëve të jashtme të BE-së me ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov dhe zëvendëskryeministrin Bujar Osmanin, ku i ka transmetuar përpjekjet e njëjta të vendit të tij, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministri slloven e ka theksuar rëndësinë e arritjes dhe zbatimit të Marrëveshjes së Prespës, si dhe të Marrëveshjes me Bullgarinë, por edhe përpjekjet reformuese.

“Do të ishte shumë keq për Evropën nëse nuk e njeh këtë përpjekje, këtë gatishmëri për kompromis, këtë përkushtim ndaj reformave të cilat i tregon Maqedonia, ndërsa më shumë do të pësojë ideja evropiane për integrim dhe do të ishte zhgënjim i madh për banorët e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, deklaroi Cerar.

Lubjana, si dhe vende anëtare të shumta të BE-së, konsiderojnë se Maqedonia duhet të marrë dritë të gjelbër për fillimin e negociatave në qershor dhe se vendi meriton të shpërblehet për kompromisin e arritur me Greqinë, pasi vitin e kaluar ky vendim ishte anuluar. Por, Franca dhe Holanda mbesin shumë skeptike, në pjesën më të madhe për shkak të fushatës së ardhshme zgjedhore për Parlamentin Evropian dhe politikën vendore.

Siç njofton AIM, kjo që është ndryshe sivjet në krahasim me atë paraprake është se Marrëveshja e Prespës është konfirmuar, është votuar dhe po zbatohet që është argument më pak si një vend si Franca.

Po, Parisi dhe Haga insistojnë se Marrëveshja e Prespës nuk është e mjaftueshme dhe se nevojitet përmbushja e reformave dhe rezultateve konkrete në zbatimin e tyre, para së gjithash, në luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe gjyqësisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori