LAJMI I FUNDIT:

Cerar: Sllovenia do të ndihmojë me të gjitha mënyrat e mundshme Maqedoninë

Cerar: Sllovenia do të ndihmojë me të gjitha mënyrat e mundshme Maqedoninë

Shefi i diplomacisë së Sllovenisë, Miro Cerar thotë se “tani jam optimist. Më parë isha optimist mesatar, por tani besoj se votimi në Kuvend, kur u mblodhën votat për të filluar ndryshimet kushtetuese, u shfaq një vullnet i fuqishëm të përfundohet me këtë proces në fillim të vitit të ardhshëm. Besoj se tani është e nevojshme me gjithë energjinë të propozohet të çohen punët deri në fund, deri në atë nivel që do t’i mundësojë Maqedonisë të anëtarësohen në NATO dhe do t’i hap dyert e BE-së. Për këtë gjithmonë do të ketë përkrahje nga vendi ynë”.

Sipas tij, vetëm me energji të re, optimizëm të ri, mund të bëhet hap përpara drejt BE-së, posaçërisht drejt NATO-s. Sllovenia, përsëriti, fuqishëm i përkrah përpjekjet aktuale të qeverisë, guximin dhe urtësinë që solli deri te ndryshimi i Kushtetutës, me çka, i mundëson Maqedonisë të mund të anëtarësohet në aleancën euroatlantike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pas takimeve në Shkup me Ivanovin, Zaevin dhe Dimitrovin, Cerar thotë se procesi është i rënde, por se duhet të zbatohet deri në fund, ndërsa për këtë, sipas tij, qeveria e ka përkrahjen e qytetarëve të Maqedonisë.


“Sllovenia do të ndihmojë në të gjitha mënyrat e mundshme, të gjithë ne të kuptojmë se ky është vendimi përfundimtar i popullit të Maqedonisë. Por gjithashtu në interes të Sllovenisë dhe rajonit më të gjërë është që Maqedonia të anëtarësohet në NATO dhe BE, të bëhet anëtare e Evropës tonë”, tha Cerar i cili mori pjesë në hapësirat e reja të Ambasadës së Sllovenisë.

Ai rikujtoi se Sllovenia është vendi i parë që ka hapur Ambasadë në Maqedoni dhe që atëherë, thotë ai, përpiqemi të bëjmë gjithçka t’i ndihmojmë Maqedonisë në rrugën drejt BE-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Kronika e Zezë
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
Kalo në kategori