Cerar: Mbështesim fillimin e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë në BE

Ministri i Jashtëm i Sllovenisë, Miro Cerar sot realizoi takim me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë, Talata Xhaferin, ku biseduan për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe hapjen e bisedimeve me BE-në, njofton Telegrafi Maqedoni.
Në fillim të takimit, ministri Cerar shprehu kënaqësi që disa muaj pas vizitës së tij oficiale në Republikën e Maqedonisë, ka nderin ta pranojë në kabinetin e vet Kryetarin Xhaferi edhe atë në një çast historik për vendin tonë, në vigjilje të ratifikimit të nesërm të Protokollit për anëtarësim në NATO nga ana e Republikës së Sllovenisë. Ai theksoi se Republika e Sllovenisë e mbështet pa rezervë Republikën e Maqedonisë në të gjitha përpjekjet e saj në planin bilateral dhe multilateral që nga pavarësimi i saj. Ai sugjeroi se në këtë drejtim do të vazhdojë edhe në të ardhme, veçanërisht kur bëhet fjalë për fillimin e procesit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Kryetari Xhaferi shprehu mirënjohje për përkrahjen nga Republika e Sllovenisë dhe me këtë rast shprehu kënaqësi nga bashkëpunimi i ndërsjellë produktiv. Ai theksoi se Republika e Maqedonisë edhe përskaj asaj që ishte vlerësuar si vend i cili i përmbush standardet për anëtarësim në NATO që në vitin 2008, për shkak të kontestit me emrin qëndronte gjatë para dyerve të NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Në vazhdim, kryetari potencoi se shumica parlamentare dhe Qeveria i tejkaluan me sukses çështjet e hapura me fqinjët, me ç’rast u mbyllën dy çështje: me Republikën e Greqisë dhe Republikën e Bullgarisë, Tani pritet ratifikimi i Protokollit për aderim në NATO nga ana e parlamenteve nacionale të vendeve anëtare, më së voni deri në fillim të vitit 2020 të bëhemi anëtare e NATO-s.
Ministri Cerar, potencoi se shembulli i Republikës së Maqedonisë në drejtim të përparimit të marrëdhënieve me fqinjët dhe tejkalimit të çështjeve të hapura në mënyrë të qetë dhe konstruktive është pozitiv si për gjithë rajonin ashtu edhe për gjeneratat e ardhshme sepse do u mundësojë të jetojnë në ambient të qetë dhe të sigurt, të integruar në NATO dhe BE.
Kryetari Xhaferi theksoi se parlamenti punon në mënyrë të përkushtuar në drejtim të përmbushjes së reformave të domosdoshme me inkuadrim aktiv të opozitës. Ai e potencoi raportin pozitiv nga Komisioni Evropian dhe përcaktimin e datës për negociata nga ana e Këshillit të BE. Gjithashtu, Kryetari Xhaferi e njoftoi ministrin me aktivitetet aktuale në Kuvend, me ç’rast thekoi se për momentin në vendin tonë zhvillohet procesi i skriningut, pas së cilit vijon edhe harmonizimi i legjislacionit vendor me atë të BE-së. Kryetari Xhaferi potencoi se tani është koha të shfrytëzohet ky moment historik dhe të vazhdojmë më tutje të punojmë në drejtim të përforcimit të ekonomisë, përmirësimit të mirëqenies së qytetarëve, cilësisë së arsimit, shëndetësisë dhe të gjitha aspekteve tjera që e prekin jetën e përditshme./Telegrafi/.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania