Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), Hajrulla Çeku, ka votuar sot në kuadër të raundit përfundimtar të zgjedhjeve lokale, duke e quajtur këtë ditë një moment të rëndësishëm për kryeqytetin.

“Pas një procesi të gjatë sot po e përmbyllim këtë cikël të zgjedhjeve lokale me votë që është detyrim...uroj që sot të jetë një ditë e mbarë, dhe nga nesër e tutje të jenë klatër vite të mbara për kryeqytetin”, ka thënë Çeku.


Ai shtoi se pavarësisht rezultatit përfundimtar, dëshira e tij është që çdo gjë e mirë t’i presë qytetarët e Prishtinës. /Telegrafi/