LAJMI I FUNDIT:

Çeku për festivalin “DokuFest”: Për 22 vite, i solli miliona euro përfitime Prizrenit

Çeku për festivalin “DokuFest”: Për 22 vite, i solli miliona euro përfitime Prizrenit

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, për festivalin “DokuFest”, ka thënë se i njëjti festivali i ka sjellur miliona euro dobi ekonomike qytetit të Prizrenit

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku në “Debat Plus”, në RTV Dukagjini, për festivalin “DokuFest” ka thënë se i njëjti festivali i ka sjellur miliona euro dobi ekonomike qytetit të Prizrenit.


“Në këto 22 vite po flasim për miliona euro dobi ekonomike për qytetin e Prizrenit dhe jo vetëm, po flasim për një promovim të jashtëzakonshӕm ndërkombëtar për shtetin e Kosovës, për rininë tonë, për potencialin tonë”, ka thënë ministri Çeku.

Ministri Çeku ka thënë se ky festival është një nga veçantitë me të cilat tregohet Kosova e pasluftës.

“DokuFest-i është një nga veçantitë me të cilat tregohet Kosova e pasluftës në kuptimin e zhvillimit kulturor, por jo vetëm në aspektin kulturor. E dua shumë, kam qenë aty prej  fillimit, kam qenë edhe pjesë përbërëse e atij organizimi”, ka thënë tutje Çeku.

Ministri Çeku është shprehur se festivali “DokuFest”, “është një punë intensive, 22 vite”.

“Janë 22 vite punë e përditshme, festivali zgjatë shtatë, tetë ndoshta edhe nëntë ditë por punohet 10 muaj për të arritur atë rezultat. Është një punë intensive, 22 vite. Për 22 vite janë shumë të rinj e të reja që kanë bërë punë vullnetare, kanë fituar shkathtësi jetësore, ka fëmijë që kanë fituar shkathtësi të reja sepse “DokuFest”-i punon shumë me të rinjtë dhe fëmijët. I përgatitë për jetën, tregun e punës. Janë mijëra filma më të mire në botë që kemi pasur mundësi me i pa në ekranin e madh në Prizren, në plotë kinema që i ka sot qyteti e para 22 vite nuk e kishte asnjë. “DokuFest”-i ka nisur si një protestë për faktin që qyteti nuk ka pasur asnjë kinema funksionale”, ka shtuar ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori