Ndjesitë që vijnë bashkë me dyshimin se partneri mund të ketë një marrëdhënie tjetër, janë më të sikletshmet në një lidhje
Asnjë përgjigje apo mendim nuk është i thjeshtë. Po çfarë mund të bësh kur dyshime të tilla s’të lënë të vazhdosh marrëdhënien si normalisht?
Ekspertët sugjerojnë të bësh një bisedë të gjatë me partnerin tënd, por para se ta bësh këtë duhet të kesh parasysh 5 gjëra që komunikimi të jetë produktiv më shumë sesa një konflikt që degradon në sherrin e radhës, shkruan Psychology Today.
1. Para se ta nisni bisedën, vendosni me veten se ku doni të dilni në fund të saj
Doni diçka prej tij që s’po e merrni? Vëmendje? Më shumë afërsi emocionale, fizike apo diçka tjetër? Duke vënë qëllime që prej fillimit do të jeni më të fokusuar për t’i arritur ato.
2. Para se të fillosh me akuzat, tregohu e hapur me frikërat e tua
Nuk ka më mirë sesa të nisësh një bisedë me sinqeritet, ndjeshmëri dhe ta ftosh personin tjetër për një dialog të ndershëm.
3. Kur emocionet ju pushtojnë, do ta keni edhe më të vështirë të diskutoni shqetësimet tuaja
Përpiquni të mos gjykoni dhe të bëni me faj askënd pa diskutuar në fillim. Kujto që ke përballë njeriun që do, ose të paktën atë që të intereson. Kur jemi të frikësuar, ndodh shpesht ta keqkuptojmë sjelljen e të tjerëve. Çfarë ty të është dukur si tradhti mund të rezultojë komplet ndryshe sapo mëson më shumë.
4. Kujto që njerëzit e definojnë ndryshe pabesinë
Mos mendo që ti dhe partneri e konceptoni tradhtinë njësoj. Prandaj, prisni të sqarohet dhe përpiquni të kuptoni këndvështrimin e tyre për çështjen në fjalë.
5. Kthehu tek historia jote
A të kanë tradhtuar më parë? I ke patur dhe më herët të tilla dyshime për partnerë të tjerë? Ndonjëherë është më mirë të flasësh me dikë para se të arrish në konkluzione, citon Anabel.
Po nëse frika jote del e vërtetë?
Sigurisht që të mësosh diçka të tillë s’është e lehtë dhe prish balancat e çdo gjëje, por nuk jeni të vetmit. Keni nevojë për mbështetje, prandaj besojini miqve. Bëj durim dhe tregohu e mirë me veten.
Zakonisht është mirë që gjatë kësaj kohe të shmangësh marrjen e vendimeve të rëndësishme që vijnë si pasojë e lëndimit. Qartësia vjen me kalimin e kohës, kështu që prisni të shëroheni.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tre arsye më të thella pse fëmija juaj nuk ju dëgjon
Scarlett Johansson zbuloi sekretin e një martese të suksesshme: Pas dy divorceve, ajo kuptoi një gjë vendimtare

Gigi Hadid përqafon trendin më të madh të sezonit të stilimit të flokëve

Nënat strikte rrisin vajza më të suksesshme
Julia Roberts e diagnostikuar me sëmundjen e rrallë: Gjithçka që duhet të dini
Historia e Sophia Loren – yllit të Hollywood-it e cila u dashurua vetëm në një mashkull për 50 vite

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë