LAJMI I FUNDIT:

Çdo gol që Endrick shënon me Real Madridin do t’i kushtojë shtrenjtë drejtuesve të klubit

Çdo gol që Endrick shënon me Real Madridin do t’i kushtojë shtrenjtë drejtuesve të klubit

Endrick padyshim se është bërë lojtari 16-vjeçar më i shtrenjtë në histori, kur u arrit marrëveshja mes Real Madridit dhe Palmeiras për transferimin e tij këtë verë për 40 milionë euro plus 20 milionë shtesa.

Sidoqoftë njëri prej personave i cili e vërejti së pari talentin e futbollistit brazilian, ka pretenduar se marrëveshja mund të jetë edhe më e kushtueshme për ‘Los Blancos’ se sa është menduar fillimisht.

Gjatë një interviste me El Chiringuito, drejtori i akademisë së Palmeiras, Joao Pedro, ka shpjeguar shumën e bonuseve që Real Madridi duhet ta paguajë për golat dhe asistimet mund të kap shifrën e 25 milionë eurove në total.


Për çdo pesë gola që Endrick shënon, Real Madridi duhet të paguajë 1.5 milionë euro deri sa shuma totale arrin 60 milionë euro.

Ftesa e tij e parë tek kombëtarja e Brazilit po ashtu i kushtoi Real Madridit 1.5 milionë euro, por Topi i Artë nuk është njëri prej objektivave.

Endrick tashmë ka shënuar dy gola në vetëm 26 minuta të luajtura dhe pritet të ketë mundësinë që të shtojë më shumë nga ky total sot (e martë) në mbrëmje.

Ancelotti kishte premtuar para ndeshjes me Espanyolin se ai do të luante titullar në njërën nga dy ndeshjet e ardhshme, që do të thotë se braziliani sipas të gjitha gjasave do të luajë sot nga minuta e parë ndaj Alavesit./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Milani dhe Interi dërgojnë ofertën zyrtare për të blerë San Siron

Milani dhe Interi dërgojnë ofertën zyrtare për të blerë San Siron

Serie A
Vëllai i Arbër Zenelit, Besforti përfundimisht refuzon Kosovën – ftohet nga Suedia

Vëllai i Arbër Zenelit, Besforti përfundimisht refuzon Kosovën – ftohet nga Suedia

Përfaqësueset
Jo vetëm Salah, Van Dijk dhe Alexandre Arnold: Pesë lojtarë të tjerë të Liverpoolit mund të largohen këtë verë

Jo vetëm Salah, Van Dijk dhe Alexandre Arnold: Pesë lojtarë të tjerë të Liverpoolit mund të largohen këtë verë

Premier League
Projektohet rikthimi i madh i Andrea Agnellit te Juventusi - madje me Jurgen Klopp si trajner

Projektohet rikthimi i madh i Andrea Agnellit te Juventusi - madje me Jurgen Klopp si trajner

Serie A
Kalo në kategori