Pothuajse gjysma e fëmijëve nga mosha 11 deri në 15 vjeç në Maqedoninë e Veriut, që janë anketuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, janë shprehur se kanë probleme që lidhen me shëndetin mendor.
Në raportin e Zyrës për Evropën të Organizatës Botërore të Shëndetësisë thuhet se të anketuarit kanë shprehur pakënaqësi të ndryshme, si simptoma psikosomatike (kokëdhimbje, dhimbje të stomakut, nervozë, probleme me gjumin, mungesë të disponimit si dhe pakënaqësi të tjera.
Në bazë të këtij studimi, që ka të bëjë me shëndetin mendor të fëmijëve të moshave shkollore, 45 për qind e vajzave 15 vjeçe kanë pasur simptoma depresive për më shumë se dy javë rresht, përderisa 34 për qind e vajzave të kësaj moshe janë shprehur se ndihen të paafta për ta tejkaluar këtë gjendje depresive.
Kryetari i Unionit të nxënësve të shkollave të mesme në Maqedoninë e Veriut, Bledi Hodai, thotë për Radion Evropa e Lirë se goditja më e madhe emocionale që marrin të rinjtë është si rrjedhojë e mosbesimit që shpreh rrethi dhe institucionet ndaj kapacitetit të tyre.
“Një ndër fajtorët më të mëdhenj, sa i përket vetëbesimit të ulët, depresionit dhe problemeve psikologjike te të rinjtë është aspekti i shoqërisë. Shoqëria jonë vazhdimisht i demotivon të rinjtë, vazhdimisht i ofendon dhe i linçon në momentin kur ata dëshirojnë të bëjnë diçka, edhe pse në moshë të re. Kjo dukuri shfaqet në rrethin ku ata jetojnë dhe më pas vazhdon edhe me mënyrën e funksionimit të institucioneve të shtetit, sepse liderët tanë, përfaqësuesit politikë dhe ata që udhëheqin me shtetin, nuk ju intereson gjendja psikike, përkatësisht gjendja emocionale e të rinjve”, thotë Hodai.
Lina Qostarova Unkovska, koordinatore për pjesën e Maqedonisë së Veriut në studimin e OBSH-së, thotë se në vend mungojnë politikat sensitive gjinore si dhe strategjitë zhvillimore të bazuara në evidentimin dhe ndjekjen e efikasitetit të mekanizmave për barazi, mosdiskriminim dhe përfshirjen e të rinjve në shoqëri.
Studimi që është realizuar nga OBSH-ja për shëndetin mendor të të rinjve që përfshin të dhëna të marra në vitet 2017-2018, publikohet në kohën kur bota po lufton me pandeminë e koronavirusit.
Kjo organizatë ka njoftuar se raporti i radhës rreth shëndetit mendor të fëmijëve, që pritet të publikohet pas dy vjetësh, do të pasqyrojë ndikimin e pandemisë së koronavirusit në jetën e të rinjve.
“Krahasimi i të dhënave do të na ndihmojë të masim se si periudhat e gjata të mbylljes së shkollave dhe ndalesat të lëvizjes kanë ndikuar në kontaktet sociale si dhe në shëndetin fizik dhe mendon të të rinjve”, theksohet në raport.
Psikologët kanë paralajmëruar se nëse me kohë autoritetet nuk ndërmarrin masa konkrete për ruajtjen e shëndetit mendor të të rinjve, izolimi gjatë pandemisl, do të nxisë depresionin te ta.
Psikologia për fëmijë, Edlira Destani, thotë për Radion Evropa e Lirë se adoleshentët gjatë pandemisë janë grupmosha më e prekur nga depresioni, për shkak të ndërprerjes së menjëhershme të aktiviteteve fizike dhe raporteve shoqërore, që për këtë kategori, sipas saj, janë shumë të rëndësishme.
Ajo thekson se izolimi – si masë për parandalimin e përhapjes së mëtejmë të koronavirusit – po i bën adoleshentët që të ndihen si të burgosur.
“Adoleshentët kanë filluar të ndjejnë trishtim, dëshpërim, inat, keqardhje të paarsyeshme dhe nganjëherë edhe qajnë, humbin interesin për ata që duan, kanë çrregullime të gjumit dhe mungesë oreksi. Përgjegjësia dhe sakrifica që u kërkohet adoleshentëve që nga shfaqja e pandemisë, një përgjegjësi jo vetëm për ruajtjen e shëndetit të tyre, por edhe të tjerëve është sakrificë, dhe dëshirat që kishin dhe nuk arritën t’i realizonin, i bëri ata që të shfaqin shenja të depresionit të thellë”, thotë Destani.
Ndërkaq, Stefani Spirovska nga Forumi Rinor Arsimor, thotë për Radion se në kushte normale, jashtë situatës së krizës me koronavirusin, ndjehet mungesa e psikologëve në shkolla, të cilët do të duhej të angazhoheshin rreth shëndetit mendor dhe se sipas saj, me shfaqjen e koronavirusit, shëndeti mendor te të rinjtë është përkeqësuar.
“Është logjike që të reflektohet problemi me mungesën e ndihmës profesionale, sepse edhe ata shërbime të pakta që merrnin duke u konsultuar me psikologët e shkollës, tani izolimi ka bërë te ketë më shumë barriera për të arritur deri tek ato shërbime”, thekson ajo./Rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Këshilli i Prokurorëve Publikë: Me shpalljen e djeshme të Këshillit Gjyqësor nuk respektohen projeksionet për gjeneratën e 8-të të Akademisë për gjyqtarë dhe prokurorë publik

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Rritje e lartë e përdorimit dhe prodhimit të drogës në Kosovë

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët