Neymari mund të ketë gjitha te Paris Saint Germaini, por jo dashurinë nga bashkëlojtarët e tij të sulmit ashtu siç e kishte te Barcelona.

Në ndeshjen ndaj Lyonit, Edison Cavani nuk pranoi që braziliani të gjuajë penalltinë.


Edhe atë përkundër faktit që ish-ylli i Barcelonës iu afrua dhe ia kërkoi.

DJ9NCd XkAIBkzi

Sulmuesi uruguaian në fund humbi penalltinë pasi ajo u mbrojt nga portieri kundërshtarë dhe nga e gjitha kjo Neymar nuk dukej aspak e lumtur.

Gjithsesi kjo nuk ishte skena e vetme në fitoren ndaj Lyonit me rezultat 2-0.

Në një tjetër moment Cavani dëshironte të ekzekutonte edhe gjuajtjen e lirë, por Dani Alves u afrua ia mori topin dhe ia dorëzoi Neymarit.

Protagonistët ende nuk kanë folur për këto incidente të vogla dhe as klubi parisien, se a do ta bëjnë kjo mbetet të shihet.

Nga e gjitha kjo Neymar vetëm mund t'i kujtojë me mall kohët kur Lionel Messi e lejonte atë të gjuajë penalltitë. /Telegrafi/

https://twitter.com/MHChehade/status/909521926288236544

telegrafi sport app