Milani e ka nxjerr në shitje sulmuesin spanjoll Samu Castillejo.

Anësori këmbëshpejtë është pjesë e gjigantit italian që nga vera e vitit 2018 kur iu bashkua nga Villareal.


Megjithatë trajneri Stefano Pioli nuk po llogarit në shërbimet e tij për të ardhmen dhe i ka bërë të qartë të kërkojë një skuadër të re.

Rossonerët e kanë nxjerrë në shitje tanimë yllin spanjoll dhe janë në pritje të ofertës më të mirë.

GettyImages 1231864989 1

Sipas mediave italiane, Milani që shpenzoi 21,3 milionë euro në vitin 2018, tani kërkon mbi 10 milionë euro për ta lënë të lirë.

E ardhmja e Castillejos duket se do të jetë përsëri në vendlindjen e tij në Spanjë.

Tri skuadrat e mëdha spanjolle, Atletico Madrid, Sevilla dhe Valencia kanë shprehur interesim për rikthimin e tij në La Liga.

26-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 39 ndeshje në të gjitha garat ku ka shënuar tre gola dhe ka bërë tre asistime. /Telegrafi/

telegrafi sport app