Antonio Cassano mbron Luciano Spallettin dhe thotë se Francesco Totti do të harrohet në 20 vjet pasi vetëm Leo Messi, Diego Maradona, Johan Cruyff janë të përjetshëm.

Tifozët e Romës brohoritën emrin e Tottit dhe vazhduan të fajësojnë Luciano Spallettin kur trajneri toskan u kthye në Stadio Olimpico të dielën për t'u përballur me Giallorossët.


Cassano, një ish-sulmues i Romës, mbrojti teknikun e Napolit dhe çuditërisht sulmoi ish-bashkëlojtarin e tij.

totti spalletti

“Ato goditje kundër Spallettit janë një turp. Ai bëri gjëra të mahnitshme në Romë dhe e donte klubin”, deklaroi Cassano gjatë emisionit Tëitch Bobo TV, të drejtuar nga ish-sulmuesi i Italisë, Christian Vieri.

"Për çfarë? Sepse e bëri Tottin të pensionohej? Çmendem kur i dëgjoj këto gjëra. A po më thoni që Totti doli në pension sepse nuk luajti nën Spallettin? Kam luajtur në Romë, kështu që e di për çfarë po flas. Për mua është një skandal dhe më vjen keq ta them këtë sepse kam kaluar shumë mirë në Romë”.

“Spalletti duhej të bënte zgjedhjet e tij dhe kur u kthye, u kualifikua në Ligën e Kampionëve. Tifozët duhet të mendojnë për të mirën e Romës, Spalletti nuk meritonte kritika, por vetëm lëvdata. Nuk e meritonte”.

“Totti do të harrohet pas 20 vitesh, vetëm Messi, Maradona dhe Cruyff  janë të përjetshëm. De Rossi ishte 'Capitan Futuro', por ai është harruar, nuk kam parë kurrë dikë që e do Romën aq shumë sa ai. Totti e do Romën, De Rossin 100 herë më shumë”.

Cassano kaloi katër vjet e gjysmë në kryeqytet, duke shënuar 52 gola në 161 paraqitje.

Më pas ai u transferua në Real Madrid, ku qëndroi vetëm për një vit e gjysmë përpara se të kthehej në Serie A, duke iu bashkuar Sampdorias.

messi 1

Ai gjithashtu luajti me Interin, Milanin dhe Parmën gjatë karrierës së tij si lojtar para se të pensionohej në vitin 2017.

Ish-sulmuesi shënoi 112 gola në 400 ndeshje në Serie A.

Nuk është hera e parë që Cassano bën bujë me deklarata të diskutueshme. Javën e kaluar ai tha se Cristiano Ronaldo nuk është as në mesin e pesë lojtarëve më të mirë në historinë e futbollit. /Telegrafi/

telegrafi sport app