Aktorja dhe modelja e njohur, Carmen Electra, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një sërë fotosh dhe videosh të reja provokuese në Instagram.

53-vjeçarja, e cila u bë e famshme në vitet 1990 me rolin e saj në serialin “Baywatch” përkrah Pamela Anderson dhe David Hasselhoff, u shfaq me një korse lëkure të zezë, rrjeta peshkimi dhe një aksesor të veçantë, një jakë qeni.


Në imazhet e publikuara, Electra pozon në një divan të kuq, të cilit i tha lamtumirë duke njoftuar se po shpërngulet në një shtëpi të re, shkruan DailyMail.


“E kuqja është më shumë se një ngjyrë, është lëvizje, emocion, kujtesë. Ky divan ka sjellë të qeshura, netë të vona dhe shumë momente të paharrueshme”, shkroi ajo.

Seti i fotove përfshinte edhe një imazh të përbashkët me aktoren Drea De Matteo, e njohur nga seriali “The Sopranos”, e cila së fundmi ka rigjallëruar karrierën e saj përmes platformës OnlyFans.

Electra ka rrëfyer më parë se gjatë xhirimeve të “Baywatch” ishte përballur me presion nga producentët për të humbur peshë, megjithëse ajo vetë nuk e shihte të nevojshme.

Në intervista të ndryshme, ajo ka folur hapur edhe për stilin e saj të jetesës dhe dietën që e ndihmon të ruajë fizikun, duke theksuar ushqimin e shëndetshëm gjatë javës dhe një “ditë të lirë” në fundjavë.

Edhe sot, më shumë se tre dekada pas famës së saj të parë, Carmen Electra mbetet një figurë ikonike e kulturës pop dhe një nga emrat më të ndjekur në rrjete sociale. /Telegrafi/