LAJMI I FUNDIT:

Carlo Ancelotti zbulon formacionin për finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Liverpoolit

Carlo Ancelotti zbulon formacionin për finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Liverpoolit

Pak janë duke e shijuar futbollin aq shumë sa Carlo Ancelotti këtë sezon. Trajneri italian ka siguruar titullin e tij të parë në La Liga dhe ka udhëhequr Real Madridin në finalen e Ligës së Kampionëve.

Të enjten në mbrëmje ai shijoi skuadrën e tij duke mposhtur Levanten me rezultat të thellë 6-0 në një paraqitje të shkëlqyer.

Ishte një paraqitje e denjë për një skuadër që festonte titullin, por nuk ka iluzione se fokusi është kthyer te Liga e Kampionëve në Valdebebas.


Ancelotti është pyetur se si do të vendoset Real Madridi për finalen kundër Liverpool dhe italiani nuk ka hezituar të përgjigjet.

Ancelotti flet pas fitores spektakolare ndaj Cityt, tregon edhe si i motivoi futbollistët e Realit për rikthimin
Lexo po ashtu Ancelotti flet pas fitores spektakolare ndaj Cityt, tregon edhe si i motivoi futbollistët e Realit për rikthimin

“4-3-3. Ndonjëherë mund të përfundoj si 4-4-2. Nuk mendoj se ka një sistem të përcaktuar, ndonjëherë për të shtypur qendrën, siç bëmë kundër Cityt, kur kalonim nga 4-3-3 në 4-4-1-1”.

“Ideja nuk ndryshon shumë, thjesht mënyra e mbrojtjes së kundërshtarit pak”, ka thënë Ancelotti për Diario AS.

Është ndoshta e pazakontë që një trajner të jetë kaq i sinqertë, por duke pasur parasysh atë që është shfaqur nga Real Madrid gjatë gjithë sezonit, çdo gjë tjetër do të kishte qenë një tronditje e madhe.

Ancelotti bën shaka për përballjen me Liverpoolin në finalen e Ligës së Kampionëve
Lexo po ashtu Ancelotti bën shaka për përballjen me Liverpoolin në finalen e Ligës së Kampionëve

Pyetja kryesore është nëse Federico Valverde do të startojë në krahun e djathtë të atij formacioni apo Rodrygo Goes.

Braziliani ka qenë një pjesë kyçe e ecurisë së Ligës së Kampionëve, duke shënuar gola të rëndësishëm, edhe pse kryesisht nga bankina. Uruguaiani nuk është një lojtar i natyrshëm anësor, por balancon repartet dhe është një vrapues i fuqishëm. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Kalo në kategori