LAJMI I FUNDIT:

Carlo Ancelotti hyn në bisedime për t’u larguar nga Real Madrid për një rol të ri

Carlo Ancelotti hyn në bisedime për t’u larguar nga Real Madrid për një rol të ri

Carlo Ancelotti thuhet se ka hyrë në bisedime për t’u larguar nga gjiganti spanjoll i La Ligës, Real Madridi.

Në dhjetor 2023, u konfirmua se italiani kishte nënshkruar një kontratë të re e cila do ta mbante atë në Bernabeu deri në verën e vitit 2026.


Megjithatë, më parë italiani ka qenë i lidhur me një largim nga kryeqyteti spanjoll.

Pasditen e së mërkurës, u pretendua se 65-vjeçari ka hyrë në bisedime për t’u larguar nga Madridi.

Siç raporton Globo, Ancelotti ka rihyrë në bisedime për t’u larguar nga Madridi për të marrë rolin e selektorit të kombëtares braziliane.

Ancelotti vihet përballë pyetjes së vështirë se kush e fiton Ligën e Kampionëve – përmend tri skuadra
Lexo po ashtu Ancelotti vihet përballë pyetjes së vështirë se kush e fiton Ligën e Kampionëve – përmend tri skuadra

Në rrjetet sociale, ata shkruan: “CBF (federata braziliane) ka rifilluar tashmë kontaktet me synimin që Carlo Ancelotti të jetë në krye të Kombëtares në Kupën e Botës 2026″.

“Trajneri i Realit ishte i hapur, por paralajmëroi se çdo përparim do të kushtëzohej me pritjen deri në fund të Kupës së Botës për Klube”.

Gazeta spanjolle e lajmeve Relevo konfirmoi gjithashtu lajmin e raportuar fillimisht nga Globo dhe deklaroi se lëvizja nuk do të arrijë përpara Kupës së Botës për Klube të kësaj vere. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Klopp lidhet me një rikthim sensacional në stol – tri skuadrat për të cilat ai mund të nënshkruajë

Klopp lidhet me një rikthim sensacional në stol – tri skuadrat për të cilat ai mund të nënshkruajë

Ndërkombëtare
Ancelotti zbulon arsyen pse vuajti Real Madridi në ndeshjen ndaj Leganesit

Ancelotti zbulon arsyen pse vuajti Real Madridi në ndeshjen ndaj Leganesit

La Liga
Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

La Liga
Arsim Abazi zbulon se sa fitoi te Malatayaspor për dy vite si futbollist

Arsim Abazi zbulon se sa fitoi te Malatayaspor për dy vite si futbollist

Ligat tjera
Shefi i klubit të njohur anglez e pranon haptas se po synojnë transferimin e Arda Guler

Shefi i klubit të njohur anglez e pranon haptas se po synojnë transferimin e Arda Guler

Premier League
Cristiano Ronaldo mund të shkruajë histori duke përfunduar transferimin e paparë për vetëm një muaj

Cristiano Ronaldo mund të shkruajë histori duke përfunduar transferimin e paparë për vetëm një muaj

Ndërkombëtare
Kalo në kategori