Këngëtarja Leonora Jakupi nuk ka qenë edhe shumë aktive këtë verë sa i përket prurjeve të reja muzikore.

Megjithatë, këngëtarja pritet që shumë shpejt të sjellë diçka të re për fansat e saj.


Së fundmi, ajo është pritur në zyrën e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili i premtoi asaj se do i rikthejë në vendin tonë eshtrat e të atit të saj të ndjerë, i cili ishte dëshmor lufte.

l1

Me një paraqitje mjaft të thjeshtë dhe elegante, Leonora u paraqit dje në Qeverinë e Kosovës.

Ashtu si shumë prej kolegëve të saj, edhe këngëtarja Jakupi duket se shpenzon mjaft për veshjet e saj.

l2 e1535648886176

Faqja "What they wearin" ka publikuar shifrat për secilën nga rrobat që ajo mbante veshur, të cilat duken se kanë kushtuar me mijëra euro.

Vetëm çanta e dorës e markës "Channel", duket t'i ketë kushtuar këngëtares afro 4480 euro.

Ndërkohë, fustani i markës Zara që ajo kishte veshur kap shifrën e afro 60 eurove, ndërsa këpucët e markës "Christian Louboutin", kapin shifrën e afro 545 eurove. /Telegrafi/