LAJMI I FUNDIT:

Candida: Metodat natyrale për të parandaluar këtë infeksion tek gratë dhe për të lehtësuar simptomat

Candida: Metodat natyrale për të parandaluar këtë infeksion tek gratë dhe për të lehtësuar simptomat

Candida prek një në tre gra dhe në pothuajse 50% të rasteve, herët a vonë rikthehet

Është një infeksion që shkakton kruajtje, dhimbje dhe rrjedhje në zonat intime. Megjithatë, ndonjëherë mund të jetë plotësisht simptomatike: kjo është arsyeja pse duhet të kryeni periodikisht kontrolle mjekësore.


Shkaqet e Candida-s

Ekzistojnë disa shkaqe pas këtij infeksioni: mund të provokohet nga një dobësim i përgjithshëm i sistemit imunitar për shkak të një periudhe stresi të lartë ose marrjes së antibiotikëve apo ushqyerjes jo korrekte me konsum të lartë të sheqernave.

Por jo vetëm kaq: Shkaqet që mund të përcaktojnë Candida-n mund të lidhen me momente të caktuara në jetë siç është periudha e shtatzënisë, marrja e kontraceptivëve oralë dhe higjiena jo e mirë e trupit.

Faktorë të tjerë që çojnë në zhvillimin e infeksioneve janë dieta e pasur në maja, veshjet sintetike dhe përdorimi i shpeshtë i biçikletës ose motoçikletës. Diabeti gjithashtu mund të jetë një faktor risku, veçanërisht nëse është i trashëguar.

Si kurohet Candida tek femrat

Për të trajtuar Candida-n në mënyrë optimale dhe për të shmangur rikthimin, e mira është të drejtoheni tek një specialist i cili do të jetë në gjendje t’ju ofrojë kujdesin e përshtatshëm.

Sidoqoftë, ekzistojnë disa metoda natyrore që mund të na ndihmojnë të lehtësojmë simptomat e Candida-s në mënyrë krejtësisht natyrore, këshillon Living.

Më poshtë janë disa këshilla të thjeshta të dobishme:

– Për të filluar, rishikoni higjienën tuaj personale pasi candida mund të shkaktohet edhe nga higjiena e keqe.

– Vishni të brendshme të rehatshme pambuku, mundësisht në ngjyrë të bardhë.

– Mos vishni rroba shumë të ngushta dhe acaruese sepse provokojnë irritimin, sidomos gjatë periudhës së verës.

– Ndiqni një dietë të ekuilibruar të kombinuar me një aktivitet fizik të rregullt, konsumoni fruta dhe perime të freskëta të stinës dhe evitoni ushqimet me maja dhe ato me glukozë.

– Merrni probiotikë dhe fermente që rregullojnë florën bakteriale dhe reduktoni konsumin e bulmetit dhe ushqimeve me salca. /Telegrafi/