LAJMI I FUNDIT:

Candice Swanepoelju këshillon: Si të transformoheni nga nëna e lodhur në top-modele! (Video)

Candice Swanepoelju këshillon: Si të transformoheni nga nëna e lodhur në top-modele! (Video)

Engjëlli i Victoria’s Secret, manekinia Candice Swanepoel, prezanton rutinën e saj të grimit për revistën Vogue, duke treguar që edhe top-modelet janë vetëm femra dhe nëna të zakonshme.

Për të bërë grimin ju duhen rreth dhjetë minuta, ndërkaq nëse nuk keni kohë mundet edhe më shpejt – thotë Candice që edhe vetë ndonjëherë shpejton, transmeton Telegrafi.


Ajo përdor produktet e preferuara për të mbuluar mungesat në fytyrë dhe për të pasur ten të freskët, ose, siç thotë vetë ajo “dukjen e rreme natyrale”.

Trupi është trup, dhe nëse dëshironi të jetë i shëndetshëm dhe i hollë, patjetër duhet ta mirëmbani. Si edhe tenin. Manekinia dëshiron që të duket mirë kur shfaqet në publik, mirëpo nuk ka gjithmonë në dispozicion shumë kohë.

Për t’i pasur flokët të bujshëm, Candice i kap në dy gërsheta të vogla dhe i lë që të marrin formë derisa ajo të grimohet.

E pranon që grimohet qetë, kombinon produktet dhe përdor të njëjtin produkt për shumë gjëra. Mirëpo, nëse nuk ka kohë, dhe gjithnjë e më shpesh ndodh të mos ketë kohë, atëherë të gjitha mundet t’i bëjë edhe më shpejt, edhe më thjesht.

Qëllimi është dukja natyrale. Mirëpo, Candice tregon përse ndonjëherë kalon më shumë kohë duke u grimuar: “Dukja natyrale kërkon më shumë kohë”, dhe shton se sa më thjesht që dëshirojmë të dukemi, më shumë duhet të përpiqemi, për shkak që grimi vërehet.

Candice këshillon të përdorni bronzerin për dukje më të freskët. Ndërkaq, për dukje sa më natyrale është me rëndësi që të mos dukeni shembullore. Prandaj na zbulon trukun e saj të preferuar, të cilin e ka “vjedhur” nga grimueset braziliane – piklat artificiale!

Piklat bëni butësisht, të mos jenë të forta. Do të keni ten të bukur dhe të freskët, ndërkaq piklat e buta dhe mezi të dukshme do të kontribuojnë që dukja të duket më e natyrshme. /Telegrafi/