LAJMI I FUNDIT:

Çanak: Agjentura ruse e interesuar që të mos ndodh normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi

Çanak: Agjentura ruse e interesuar që të mos ndodh normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi

Ish-kryetari i Lidhjes Social Demokratëve të Vojvodinës Nenad Çanak, ka përsëritur se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, asnjëherë nuk do të pranojë se ka pranuar Kosovën.

“Politika në masë të madhe është çështje perceptimesh, çfarë shohin njerëzit dhe jo çfarë ndodh në të vërtet. Për Vuçiqin është që të mos shihet kjo që është bërë, e jo të mos bëhet kjo dhe për këtë i duhet një arsyetim”, tha ai për RTK.


Sipas tij në këtë moment kreu i shtetit serb, paraqitet me Asociacionin e Komunave për të treguar që ja pra me këtë ka mbrojtur interesat e serbëve në Kosovë.

“Të gjithë e dimë që kjo është përrallë për fëmijë të vegjël, sepse interesat që qytetarëve të Kosovës mund të mbrojë vetëm qeveria e Kosovës”, tha ai.

Ish-kryetari i Lidhjes Social Demokratëve të Vojvodinës, Nenad Çanak, ka folur edhe për qarqet e Rusisë, të cilat sipas tij nuk janë të interesuar që të ketë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

“Një tjetër gjë është se sa agjentura ruse në Serbi do të dakordohet me këtë e nuk do ta bëj, sepse për atë është shumë e rëndësishme që të mos ndodh normalizimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sepse me jo stabilitet të përhershëm do të mund të ndërtonin rolin e tyre në të një lloj fuqie botërore”, theksoi ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Rruga për në Këshillin e Evropës, Weber: Kosova “ra” në kushtet joformale të Perëndimit

Rruga për në Këshillin e Evropës, Weber: Kosova “ra” në kushtet joformale të Perëndimit

Lajme
Dalja deri në ora 17:00, arrihet censusi për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut

Dalja deri në ora 17:00, arrihet censusi për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut

Lajme
Këto janë vendimet që mori Qeveria në mbledhjen e së mërkurës

Këto janë vendimet që mori Qeveria në mbledhjen e së mërkurës

Lajme
Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin

Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin

Lajme
Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Jehona Hulaj
Presidenti kinez në Serbi premton thellim të bashkëpunimit dhe mbështetje për çështjen e Kosovës

Presidenti kinez në Serbi premton thellim të bashkëpunimit dhe mbështetje për çështjen e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori