Mesfushori i Juventusit, Emre Can ka thënë se situata e tij duhet të ndryshojë, pasi aktualisht ai po punon shumë dhe e dëshiron qëndrimin në klub.
Emre Can nuk pëlqehet nga Maurizio Sarri edhe aq shumë këtë sezon, duke e thënë hapur edhe zhgënjim e tij.
“Unë jam ende një lojtar i Juventusit”.
“Natyrisht që nuk jam i kënaqur me situatën time, por po e mbaj këmbën në shpejtësi dhe jap 100 për qind në çdo seancë stërvitore”.
“Unë po përpiqem të ndryshoj situatën, asnjë lojtar nuk është i lumtur kur nuk luan”.
“Kjo është situata ime në Torino tani dhe do të duhet të mendoj për atë që ka më shumë kuptim për mua gjatë dimrit”.
“Unë sigurisht e shoh veten në Torino, por situata duhet të ndryshojë”, ka thënë ai. /Telegrafi/