LAJMI I FUNDIT:

Camaj thotë se “Vatra” po synon të sigurojë një njohje të rëndësishme për Kosovën

Camaj thotë se “Vatra” po synon të sigurojë një njohje të rëndësishme për Kosovën

Pashko Camaj nga “Vatra”  tha se po synojnë të sigurojnë një njohje të rëndësishme për Kosovën.

Ai u shpreh se kanë pasur disa lidhje sa i përket kësaj çështje dhe tha se janë në diskutime.

“Njohja e Kosovës ka qenë një gjë që shumë na ka interesuar edhe neve si federatë dhe pikërisht këto ditë jemi në diskutim për të folur me disa akterë global në këtë drejtim, që kemi pasur disa lidhje, por jemi në diskutime”, u shpreh ai, në  “Info Magazine” në Klan Kosova.


Camaj tha nëse arritet ajo njohje, siç u shpreh ai, do të jetë një gjë shumë e madhe për Kosovën.

“Besoj që do të ketë rëndësi, sepse nëse arrijmë të marrim njohjen nga ai akter, do të jetë një gjë shumë e madhe për Kosovën”, u shpreh tutje ai.

Camaj, duke folur për situatën në veri, tha se një komunikim më i hapur me ShBA-në, do ta shmangte atë situatë.

Ai tha se komunikimi është shumë i rëndësishëm për të ardhmen e Kosovës.

“Ne kemi parë reagimin në veri dhe pikërisht ndoshta një komunikim më i hapur do e kishte anashkaluar, shmangur atë problem dhe ndoshta nuk e  di a ta quaj gabim, apo më tepër edhe shpeshherë e mendojmë që Amerika është aty dhe çkado që të bëjmë ata duhet të jenë me ne”.

“Duhet të jenë me ne, por duhet edhe ne të vazhdojmë të punojmë në atë drejtim që komunikimi është i rëndësishëm në çdo pikëpamje. E, sidomos kur flasim për të ardhmen e shtetit shqiptar të Kosovës, për të ardhmen tonë, që të shkojmë në atë drejtim që shohim një zgjidhje të këtij problemi që është tani e sa vite”, u shpreh ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Politikë
A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

Politikë
Krasniqi i prerë: Nuk shkojmë në koalicion me Vetëvendosjen

Krasniqi i prerë: Nuk shkojmë në koalicion me Vetëvendosjen

Politikë
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Drejtësi
Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Lajme
Kalo në kategori