Ata që pinë më shumë nga të dy pijet – katër ose më shumë filxhanë çaj jeshil plus të paktën dy filxhanë kafe – ulën rrezikun e tyre për të vdekur nga ndonjë shkak prej 63 për qind.

Krye studiuesi Dr Yuji Komorita, nga Universiteti Kyushu në Japoni: “Ne demonstruam se konsumi më i madh i çajit jeshil dhe kafes ishte i lidhur në mënyrë të konsiderueshme me vdekshmërinë e shkaktuar nga të gjitha shkaqet. Efektet mund të jenë shtesë”.

Kërkimet e mëparshme kanë sugjeruar që pijet mund të jenë të dobishme për shëndetin për shkak të përbërjeve të ndryshme bioaktive që ato përmbajnë. Por, pak nga këto studime janë kryer mbi diabetikët.

Në këtë studim, studiuesit gjurmuan shëndetin e pothuajse 5,000 njerëzve japonezë me diabet tip 2, me një moshë mesatare 66, për pesë vjet.

Dr Komorita tha: “Krahasuar me ata që nuk pinë asnjërën pije, ata që pinë një ose të dyja kishin shanse më të ulëta të vdekjes nga ndonjë shkak, shanset më të ulëta lidhen me pirjen e sasive më të larta si të çajit jeshil ashtu edhe të kafesë”.

Pirja e deri në një filxhan çaj jeshil çdo ditë shoqërohej me 15 për qind shanse më të ulta të vdekjes, ndërsa pirja e dy deri në tre filxhanë shoqërohej me 27 për qind rrezik më të ulët.

Kalimi i katër filxhanëve ose më shumë ishte i lidhur me 40 për qind shanse më të ulëta.

Midis pirjes së kafesë, një filxhan në ditë shoqërohej me 19 për qind ulje rreziku. Dy ose më shumë gota ulën rrezikun me 41 për qind, shkruan Express.co.uk.

Diabeti tip 2 mund të shkaktojë probleme me sytë, zemrën dhe nervat dhe shpesh lidhet me mbipeshë ose jo aktivitet, ose me një histori familjare të gjendjes. Dr. Komorita tha për hulumtimin e ri: “Biologjia prapa këtyre vëzhgimeve nuk është kuptuar plotësisht. Çaji jeshil përmban disa përbërje antioksiduese dhe anti-inflamatore, duke përfshirë fenole dhe theaninë, si dhe kafeinë”.

“Kafeja gjithashtu përmban përbërës të shumtë bioaktivë, duke përfshirë fenole. Përveç efekteve potencialisht të dëmshme në sistemin e qarkullimit të gjakut, kafeina mendohet se ndryshon prodhimin dhe ndjeshmërinë e insulinës”.

Gjetjet janë botuar në revistën në internet “BMJ Open Diabetes Research and Care”. /Telegrafi/