LAJMI I FUNDIT:

Cadillac është duke punuar në një numër të madh të veturave (Foto)

Cadillac është duke punuar në një numër të madh të veturave (Foto)

Inxhinierët dhe dizajnerët e kompanisë janë duke punuar në një numër të madh të veturave, të cilat do të kenë formë dhe emër tjetër, por se këto ndryshime nuk do të vijnë shpejtë.

Në fakt, deri në mesin e vitit 2018, nuk do të ketë asnjë makinë të re, të lansuar nga Cadillac.

E tëra që dihet deri më tani, është se sedani CT3, do të quhet ATS, që është rivali i Mercedes-Benz CLA dhe Audi A3.


Automobili që dikur ishte 2.5-litra, do të bëhet 2.0-litra turbo, ndërsa pritet të lansohet më 2019.

Modeli Escalade që ishte paraparë të lansohej më 2017, është anuluar dhe do të arrijë më 2020, me një pamje dhe fuqi shumë më të madhe.

Sa i përket Corvette, adhuruesit e kësaj veture duhet të presin më gjatë, sepse nuk lansohet deri më 2021, por me ndryshime të shumta. /Telegrafi/

1

2

3

4

5

6

7

8