LAJMI I FUNDIT:

Bytyqi: Ende kemi nevojë për përkrahjen e Gjermanisë në arsim

Bytyqi: Ende kemi nevojë për përkrahjen e Gjermanisë në arsim

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se ministri Shyqiri Bytyqi mori pjesë në prezantimin “Të arriturat në sektorin e arsimit fillor në Kosovë 2010-2018 dhe synimet për të ardhmen”, ku u shpalosen të gjeturat në sektorin e arsimit fillor në fushat: transparenca dhe llogaridhënia, gjithëpërfshirja, ngritja e kapaciteteve të udhëheqësve arsimor dhe cilësia e mësimdhënies.

Bytyqi, në këtë konferencë foli për rëndësinë e ndryshimit të qasjes së mësimdhënësve, nxënësve, prindërve dhe të gjitha palëve të interesit dhe veprimin e tyre së bashku, për ta bërë arsimin prioritetin numër një në Kosovë.

Ministri Bytyqi me këtë rast falënderoi GIZ-in për angazhimin e jashtëzakonshëm, si një nga partnerët kryesor në reformat e nevojshme në sistemin arsimor, përmes përvojave dhe praktikave të mira të sistemit arsimor të Gjermanisë.


“MAShT në bashkëpunim me partnerët e saj ka punuar që arsimi në Kosovë të jetë sa më gjithëpërfshirës dhe kualitativ. Gjermania na ka mbështetur në këtë drejtim, por ende kemi nevojë për përkrahjen e saj në hapat që na presin”, ka thënë Bytyqi.

Në Konferencën ku u prezantuan të gjeturat në sektorin e arsimit në Kosovë brenda periudhës 2010-2018, të pranishëm ishin edhe Ismajl Kurteshi, kryetar i Komisionit Parlamentar të Arsimit dhe David Oberhuber, drejtor i zyrës së GIZ-it në Kosovë. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Kronika e Zezë
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën

Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën

Drejtësi
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Drejtësi
Bllokimi i rrugëve nga protestuesit në Serbi, apelohet që të shmanget kalimi kufitar në Jarinë

Bllokimi i rrugëve nga protestuesit në Serbi, apelohet që të shmanget kalimi kufitar në Jarinë

Lajme
“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së

“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së

Politikë
Haxhiu: Sami Lushtaku personalisht ka tentuar të sulmojë eskortën e kryeministrit

Haxhiu: Sami Lushtaku personalisht ka tentuar të sulmojë eskortën e kryeministrit

Lajme
Kalo në kategori