LAJMI I FUNDIT:

Bytyqi: Edhe pse është rritur buxheti në QKUK vazhdon të ketë mungesë të barnave

Bytyqi: Edhe pse është rritur buxheti në QKUK vazhdon të ketë mungesë të barnave

Refki Bytyqi nga NISMA Socialdemokrate ka thënë se gjendja në shëndetësi vazhdon të jetë jo e mirë pavarësisht nëse është bërë diçka e mirë.

Bytyqi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se disa të arritura të ministrit të Shëndetësisë Uran Ismaili nuk mund t’i mohojë por barnat ende mungojnë në QKUK, përcjell Telegrafi.

“Një gjë është e sigurt. Buxheti pavarësisht se është rritur për dikasterin e Shëndetësisë, por prapë në QKUK mungojnë barnat esenciale. Nëse shkojmë tash në QKUK shohim pacientë me tiketa që kanë blerë barna në barnatore private”.


Zyrtari i NISMA-s ka thënë se qasja e qeverive të ndryshme deri më tani në raport me shëndetësinë nuk ka qenë e kënaqshme.

“Mjekësia kërkon shërbime 24 orë. Për t’u afruar këto shërbime cilësore duhet të ketë buxhet shumë më të madhe se që ka…Mjekësia ka shpenzime shumë. Kush e di sa të sëmurë mund të ketë ditëve të ardhshme. Duhet të ketë sigurime shëndetësore”.

Bytyqi ka thënë se në Kosovë nuk është vetëm QKUK ajo që ofron shërbime shëndetësore. Sipas tij ka edhe shëndetësi primare dhe sekondare, por sipas tij “është një zinxhirë që nuk po funksionon mirë” në këtë drejtim./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Ekonomi
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Ekonomi
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Ekonomi
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

Ekonomi
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Ekonomi
TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”

TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”

Ekonomi
Kalo në kategori