Përgatitja
Për 6-8 veta
Për brumin 350 gr. miell
* 1 lugë ëmbëlsire kripë 150 gr. gjalpë
* 10 me 12 lugë gjelle me ujë të ftohtë
Për mbushjen me spinaq
* 700 gr. spinaq i pastruar
* 3 lugë gjelle me margarinë 1 qepë e grirë
* 2 thelpinj hudhër, të prerë hollë
* 3-4 feta sallam të prerë në formë katrore 3 lugë gjelle qumështi
* 2 vezë
* 1 filxhan djathë i grirë
Për byrekun me djathë 3 lugë gjelle margarinë
* 4-5 lugë gjelle miell
* 1 litër qumësht
* 4 vezë
* 300 gr. djathë i bardhë i grirë 200 gr. kaçkavall i grirë kripë dhe piper
Përgatitja:
1. Në një enë hidhni miellin dhe kripën. Më pas shtoni me duar gjalpin dhe e punoni masën deri sa të shihni se thërrmohet në copëza. Hidhni ujin në këtë masë, e përzieni me një lugë druri. Brumin e mblidhni në formë të rrumbullakët dhe e lini të mbuluar për afro 30 minuta.
2. E hapni brumin në petë dhe i shtroni ato në një tepsi, e cila më parë është lyer me gjalpë. E shponi me pirun dhe e ndani më dysh. Në anë të saj vendosni letër alumin i, të cilën e keni palosur 2-3 herë. Kujdesuni që letra të ngjisë mirë tek brumi.
3. Përgatisni byrekun me spinaq, e shtrydhni mirë spinaqin dhe e prisni hollë. E hidhni atë në tenxhere së bashku me margarinën, qepën, hudhrën dhe sallamin. Rrihni vezët me qumështin, kripën dhe piperin dhe i hidhni më pas në masën e përgatitur.
4. Për byrekun me djathë: shkrini në një tenxhere margarinën, shtoni miellin dhe e përzieni deri sa të tretet. Më pas shtoni në mënyrë të ngadalshme qumështin e nxehtë dhe e përzieni vazhdimisht. E lini kremin për disa minuta në zjarr dhe menjëherë më pas e largoni dhe hidhni në të vezët, djathin, kripën e piperin. I përzieni të gjitha këto.
5. Zbrazni masën me spinaq në gjysmën e tepsisë dhe hidhni për sipër djathin. Ndërsa në gjysmën tjetër hidhni masën me djathë. E piqni byrekun në temperaturë 220 gradë për rreth 30 minuta. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime