LAJMI I FUNDIT:

Buzëkuqi i Claudia Schifferit më i shituri në Gjermani, kushton rreth 18 euro (Foto)

Buzëkuqi i Claudia Schifferit më i shituri në Gjermani, kushton rreth 18 euro (Foto)

Claudia Schiffer konsiderohet si ikonë e modës botërore edhe në moshën 48-vjeçare. 

Gjatë dekadës së fundit të shekullit të kaluar u krahasua me aktoren 84-vjeçare franceze Brigitte Bardot, e cila në kohën e saj të hershme ishte shembull e bukurisë.

Bukuroshja gjermane ka kohë që nuk e kemi parë në ndonjë pasarelë botërore, por kjo nuk do të thotë se nuk është pjesë e mediave rozë botërore.


Ajo së fundi ka hedhur në treg buzëkuqin personal të njohur si “Layer Cake (shtresë ëmbëlsire)”, i cili ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm.

“Jam e ngazëllyer teksa ndajë këtë lajm se buzëkuqi im është më i shituri në Gjermani. Ju faleminderit!”, ka shkruar ndër të tjerash në llogarinë personale në Instagram, Claudia.

Ajo më tutje u ka kërkuar fansave që ta provojnë atë dhe t’i përcjellin përshtypjet e para përmes mesazheve teksa theksojmë se ky buzëkuq ka vlerën prej 17.95 euro.

Ndryshe, ajo është shfaqur në më shumë se një mijë ballina të revistave botërore dhe mban rekordin si modelja që ka pushtuar më së shumti ballinat e revistave, e cila është futur në listën e Librin Guinness të Rekordeve Botërore.

Në vitin 2002, Forbes vlerësoi se pasuria e bukuroshes kap shifrat rreth 55 milionë dollarësh amerikanë. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/BeoZt2Gh3U5/?taken-by=claudiaschiffer

Në trend Magazina

Më shumë
Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Magazina
Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Magazina
Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

Magazina
Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Magazina
E etiketojnë si 'modele', reagon gruaja e re e Feros, Nita Bajrami: Unë kam karrierë akademike

E etiketojnë si 'modele', reagon gruaja e re e Feros, Nita Bajrami: Unë kam karrierë akademike

Magazina
Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Magazina
Kalo në kategori