Komisioni për Buxhet, Punë dhe Trasnfere në Kuvendin e Kosovës po shqyrton Projektligjin për buxhetin e vitin 2025.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se buxheti 3.6 miliardësh i vitit të ardhshëm është i zhvillimit të Kosovës.
Ai para anëtarëve të komisionit prezantoi në detaje buxhetin, derisa tha inflacioni pritet të bie në Kosovë, që sipas tij kjo do të mundësojë rritjen ekonomike të Kosovës.
Murati tha se në buxhet janë të parapara rritja e pensioneve, rritja e shtesave për fëmijë, rritja e njësive të koeficientit në sektorin publik.
“Buxheti për vitin e ardhshëm parashihet të jetë 3 miliardë e 607 milionë euro. Ky buxhet parashihet të financohet nga të hyrat buxhetore në nivelin 3 miliardë e 305 milionë euro, kurse pjesa tjetër prej 300 milionë euro do të jetë deficiti buxhetor, e që në kuadër të rregullës fiskale parashihet të jetë saktësisht dy për qind e bruto-prodhimit vendor. Për të ardhur te ky buxhet janë marrë parametrat e zhvillimit ekonomik dhe performancën së vitit aktual. Inflacioni deri në shtator të këtij viti ka qenë 1.9 për qind, duke shfaqur një tendencë të rënies.
Pritet që i njëjti trend të vazhdojë edhe gjatë vitit të ardhshëm që mundëson rikthimin e rritjes ekonomike dhe performancës së të të hyrave buxhetore në nivelin mbi mesataren historike…Deri në fund të vitit presim që në terma real ekonomia të zgjerohet me 4.5 për qind, kurse 6.6 për qind në terma nominal…Investimet kapitale parashihet në zgjerohen në infrastrukturën hekurudhore, rrugore, të menaxhimit të ujërave dhe po ashtu duke mos harruar shtimin e buxhetit për infrastrukturën sportive”, tha ai.
Mirëpo të kundërtën e tha anëtari i komisionit nga radhët e PDK-së, deputeti Mërgim Lushtaku. Ai tha se buxheti i prezantuar është i planifikuar dobët dhe që s’do të ketë rezultate konkrete në implementimin e tij.
Sipas tij, qeveria Kurti ka mashtruar qytetarët me premtimet e tyre boshe, të cilat siç konsideroi Lushtaku tani nuk janë të parapara në buxhetin e vitit 2025.
“Një buxhet i planifikuar dobët. Si pasojë e kemi edhe një realizim të keq të buxhetit. Kur e shohim rezultatin e implementimit, sigurisht ndërlidhet me planifikimin e dobët dhe të keq të tij….Buxheti kryesisht ka shkuar në shpenzime koti të mallrave dhe shërbimeve, subvencioneve pa asnjë efekt në ekonomi. Kurse realizimi i shpenzimeve kapitale ka qenë nën çdo nivel të komunikimit. Përqindjen e realizmit janë të ulëta dhe ato që janë realizuar janë keqpërdorur përmes tenderëve njëburimore. Thjesht janë vjedh për interesa të grupeve partiake të partisë në pushtet, LVV-së”, tha ai.
Atij i reagoi ministri Murati, i cili tha se qytetarët e dinë se kush po mashtron dhe kush po realizon premtimet.
Sipas tij, qeveria Kurti ka realizuar të gjitha premtimet e dhëna, siç janë rritja e pagave, pensioneve dhe shtesave. Ndërkaq, akuzoi Lushtakun se partia e tij, PDK sa kishte qenë në qeverisje diçka tjetër premtonte dhe të tjera gjëra i bënte në ekzekutiv.
“Qytetarët e dinë se kush po mashtron e kush po realizon atë çka ka thënë. Ne kemi përfshirë në buxhet të gjitha premtimet që kemi dhënë, pasi ne sot po e marrim pensionin me rritje, shtesat, qytetarët e shohin se kush premton dhe kush mashtron realisht. Kemi pa edhe ju herën e fundit që keni qenë në qeveri. Premtimet kanë qenë për 200 mijë vende pune, fonde zhvillimore e në fund kemi përfundua duke rritë pagat 100 për qind për veti, ndërsa shërbyesve publik i keni rritë pagat 4 për qind”, theksoi Murati.
Por, Lushtaku tha se PDK-ja s’ka mundur të realizojë premtimet e saja, pasi prej vitit 2014 nuk e ka pasur kryeministrin, por ka qenë në bashkëqeverisje.
“Me pas edhe kryeministrin nga viti 2014 e tutje të garantojë se edhe 200 mijë vende të punës do të ishin të realizueshme. Por sigurisht kur nuk e ki kryeministrin pengohesh”, tha ai.
Në debat u përfshi edhe deputeti tjetër i PDK-së, Ferat Shala, i cili e pyeti ministrin Murati për investime kapitale, derisa tha se ka kontrast në raport me 32 për qind të parapara për subvencione dhe transfere.
“Sa në total e buxhetit është për investime kapitale… Qysh arsyeton 25 për qind të investimeve kapitale në raport me 32 për transfere”, tha ai.
Por, ministri Murati, tha se rritja e pensioneve ka bërë që të rriten subvencionet dhe transferet. Sipas tij, mosdija për këto çështje tregon se premtimet që po i bën PDK-ja për zgjedhjet e 9 shkurtit janë të paplanifikuara, të pasakta dhe rrena.
“I kemi rritë pensionet. Si po mendoni ju me i rritë pensionet pa i rritë subvencionet dhe transferet. Kjo tregon se edhe premtimet që i bëni i keni totalisht të paplanifikuara, të pasakta dhe rrena”, theksoi Murati.
Atij iu kundërpërgjigj, deputeti Shala, i cili tha se ministri Murati po manipulon.
“Tash po e shoh se ke ardh me manipulu buxhetin dhe opinionin. Definitvisht ke ardh me manipulu këtu”, theksoi Shala. Kritika ndaj buxhetit për vitin 2025, adresoi edhe deputeti i AAK-së, Pal Lekaj.
“E kam të qartë që nuk po mund t’i mbroni as dikasteret, as ministritë dhe ju mund të planifikoni shkëlqyeshëm por unë e shoh sa ka qenë produktiv dhe ajo para publike sa ju ka shërbyer qytetarëve. Nëse shohim në vitet në vijim, kjo qeveri dhe dikasteret përkatëse, gjitha ministritë, mund të them se janë ministritë që kanë shpenzuar më së paku investime kapitale, vetëm këtë vit po e marr, deri në shtator, në investime kapitale keni shpenzuar 11 për qind, edhe tre muaj kanë mbet, dhe nëse e marrim vitin paraprak sa keni shpenzuar buxhetin.
Nëse dikush mund të mbahet mend për bartje të projekteve në të gjitha, është kjo qeveri. Janë dikasteret tuaja që më besoni nuk kisha qejf me qenë në lëkurën tende, të vij këtu dhe t’i mbroj ata që s’kanë punuar fare…Mirëqenie sociale, 4 mijë shtëpi për qiftet e martua, sa i keni shpenzuar, a i keni bart mjetet…Në këto katër vite vija buxhetore dhe shpenzueshmeria është më e ulët në gjitha qeveritë që kanë ekzistuar, më thuaj një projekt që e kanë përfunduar të investimeve kapitale”, tha ai.
Në komision po vazhdon debati në lidhje me Projektligjin për buxheti për vitin 2025. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
“Edhe atëherë kishte media të lira”, Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen
Unisolar - Investimi më i zgjuar ekonomik që mund të bëni!
Rreziku potencial nga imitimet, Perutnina Ptuj njofton për shenjat identifikuese të mishit të freskët të pulës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj