Buxheti i vitit të ardhshëm do të jetë në vlerë 3 miliardë e 212 milionë euro.
Këtë e bëri të ditur vetë kryeministri Albin Kurti. Shifër kjo që Kurti tha të jetë më e larta në histori të Kosovës.
Por, njohësit ekonomisë thonë se kjo rritje erdhi për shkak të rritjes së çmimit të produkteve.
Njohësi i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, tha se ky projeksion i buxhetit duhet të analizohet mirë e të ketë ngritje të pagave.
“Është e vërtetë që kemi rritje të të hyrave dhe rritje të eksportit falë ngritjes së çmimit të produkteve, ndërsa ne kemi një ngecje sido që të jetë duhet që ky buxhet të mendohet goxha mirë. Këto projeksione duhet të jenë mirë të analizuara dhe duhet të ketë ngritje të pagave. Duhet që paraprakisht të diskutohet për këtë buxhet”, ka thënë Gërxhaliu.
E ekonomisti Jakup Bellaqa, ka propozuar që ndarja e buxhetit të orientohet kah sektori strategjik që e zhvillon ekonominë e vendit.
“Është e rëndësishme që nga ky buxhet të mbështesin sektorët strategjik që e zhvillojnë ekonomin e shtetit. Numër një do të duhet të mbështetet shëndetësia duke implimentuar sigurimet shëndetësore. Pastaj sektorët tjerë siç është arsimi duke i përgatitur më shumë shkollat profesionale që të përgatitemi për tregun e punës”, ka thënë Bellaqa.
Ndër prioritetet kryesore të Qeverisë për vitin 2023, është vendosur sektori i shëndetësisë ku janë ndarë 296 milionë euro për sektorin e shëndetësisë në nivel qendror e lokal.
Pas kësaj, vije bujqësia ku me mbështetjen nga fondet e jashtme, kryeministri është shprehur se pret ta tejkalojnë vlerën 100 milionë euro.
Derisa, 60 milionë euro janë paraparë për shtesat për lehona e për fëmijë nën moshën 16 vjeçare.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Çmimet në “qiell”, qytetarët ankohen për shtrenjtimin e perimeve

Blej më të mirën dhe kurse me Petrol Company!

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Krepat natyrale Vici – Ëmbëlsia që ju duhet pas Iftarit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët