Butrint Imeri sot ka arritur të jetë ndër emrat më të njohur në skenën e muzikës shqiptare.

Edhe ky vit nuk ishte më ndryshe, me disa projekte të cilat u dëgjuan dhe u kthyen në hite të padiskutueshme.


Por, këngëtari këtë herë është treguar nostalgjik duke postuar disa fotografi nga fëmijëria.

butrint official 241390905 553711689012638 4866054424379357613 n Foto: Butrint Imeri/Instagram

Me imazhe të ndryshme, Butrinti ka shkruar: "Unë Coca Cola e ti Pepsi (pjesë e shkëputur nga kënga e tij e fundit “Dale”), kuku zemra jem (projekti i ardhshëm) dhe djalosh Imeri".

Në fotografitë e publikuara, shihet se Butrinti ka ndryshuar me kalimin e viteve, si në stilin e flokëve po ashtu të veshjes.

butrint official 241379050 149927827298079 4549274682428028930 n Foto: Butrint Imeri/Instagram

Ndryshe, pas suksesit të bashkëpunimit me Kidën dhe Ledri Vulën, Butrinti ka paralajmëruar se shumë shpejt do të sjellë këngën e re që mban titullin “Kuku”. /Telegrafi/

butrint official 241313285 584682726225246 2842811706565685721 n Foto: Butrint Imeri/Instagram