"Ka shumë rëndësi që t’u ndihmohet kombeve që të dalin nga situatat e vështira dhe të bëhen demokratike. Për këtë shkak jam i kujdesshëm kur bëhet fjalë për afate kohore, mirëpo jam i bindur se Kosova do ta arrijë këtë gjë”, ka thënë Bush.

Presidenti amerikan është i bindur se, “nëse njerëzve u jepet rast për një gjë të tillë, atëherë ata ndjekin parimin universal sipas të cilit njeriu duhet të jetë i lirë. "Nëse njerëzve iu ofrohet ky rast atëherë, në mënyrë të vendosur, ata kuptojnë interesat e tyre në një shoqëri të lirë. Gjithsesi, kjo gjë mund të jetë e vështirë. Është vështirë në Irak dhe në Afganistan. Gjithsesi, do të jetë një proces i vështirë edhe në Kosovë. Historia ka treguar se ky hap kurrë nuk ka qenë i lehtë – mirëpo dhe se është i domosdoshëm”, është shprehur Bush.

Ai ka shtuar se në rastin e Kosovës, fillimisht do të jetë një lloj pavarësie e mbikëqyrur, mirëpo ka shtuar se, “populli i Kosovës mund t’ia arrijë qëllimit”.

Lidhur me qëndrimin e Rusisë, e cila mendon se shembulli i Kosovës do të mund të inkurajonte pakicat kudo në botë për të kërkuar shtetin e tyre, Bush ka thënë se “shteti i Jugosllavisë është shpërbërë dhe se ai nuk e pranon argumentimin rus”. "Për këtë shkak do t’u propozoja rajoneve siç janë Abhazia dhe Osetia Jugore të mos nisen me lëvizje të ngjashme për pavarësi. Lidhur me këtë jemi duke zhvilluar biseda intensive me Rusinë”, ka përfunduar Bush. /Telegrafi/