LAJMI I FUNDIT:

Burri në Indi përpiqet të puthë kobrën, kafshohet në fytyrë dhe tani po lufton për jetën

Burri në Indi përpiqet të puthë kobrën, kafshohet në fytyrë dhe tani po lufton për jetën

Një burrë është kafshuar në fytyrë nga një kobra pasi tentoi ta puthte dhe tani po lufton për jetën në spital.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një video e postuar në Twitter nga AH Siddiqui tregon burrin nga shteti Karnataka duke u përpjekur të puthë kobrën.


Por ndërsa burri e mban gjarprin, zvarraniku hidhet përpara dhe e kafshon në gojë.

Më pas burri e lëshon gjarprin.

Fshatarë të tjerë mund të shihen duke u përpjekur për të kapur gjarprin shumë helmues, ndërsa ai “rrëshqet”.

Në një mbishkrim të videos, Siddiqui tha se burri ishte “një ekspert zvarranikësh” i cili shkoi të puthte kobrën pasi “e shpëtoi atë”.

Kobrat janë gjarpërinj shumë helmues dhe janë të pranishëm në Indi, Kinë jugore dhe Azinë Juglindore.

Ata konsiderohen si një nga gjarpërinjtë më vdekjeprurës në botë.

Ndërsa helmi i tyre nuk është më i fuqishmi në mesin e të gjitha llojeve të gjarpërinjve, sasia e administruar në një pickim të vetëm mund të jetë e mjaftueshme për të vrarë 20 njerëz. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante

"Ata as nuk dinin të luftonin": Përleshje mes tre burrave pas një aksidenti në një autostradë të ngarkuar të Los Anxhelosit

Fun
Në pamje të parë duket sikur vetura qëndron në ajër, por ja çfarë fshihet prapa videos që po lë shikuesit të habitur

Në pamje të parë duket sikur vetura qëndron në ajër, por ja çfarë fshihet prapa videos që po lë shikuesit të habitur

Fun
Pesha

Pesha

Tri herë fitoi në lotari, tiketat që i sollën fat i bleu të njëjtin vend – burri nga Karolina e Veriut jep detaje

Tri herë fitoi në lotari, tiketat që i sollën fat i bleu të njëjtin vend – burri nga Karolina e Veriut jep detaje

Fun
Fëmijët e mençur

Fëmijët e mençur

Kalo në kategori