LAJMI I FUNDIT:

“Burrë dhe gru”, seriali më i ri komik i realizuar në kushte karantine nga Besart Sllamniku dhe Edona Reshitaj

“Burrë dhe gru”, seriali më i ri komik i realizuar në kushte karantine nga Besart Sllamniku dhe Edona Reshitaj

Edhe në këto ditë izolimi, aktorët shqiptarë duket se po gjejnë mënyrën e duhur për të qenë pranë publikut, duke i argëtuar në mënyra të ndryshme qoftë edhe nga shtëpia.

I tillë do të jetë projekti “Burre dhe Gru”, një mini serial nga një çift në këtë kohë karnantine me aktorët e mirënjohur Besart Sllamniku dhe Edona Reshitaj.

“Burrë e Gru” fillimisht do ta trajtojë temën e një çifti në karantinë. Në këtë kohë të vështirë që po kalon bota dhe vendi ynë, aktorët Besart Sllamniku dhe Edona Reshitaj vinë me dy personazhe fiktivë të cilët do të shpalosin para publikut situata te ndryshme komike dhe reale.


Në një bisedë për Telegrafin, aktori Sllamniku tregoi se si lindi ideja për të krijuar diçka të tillë për fansat e tyre në këtë kohë krize të pandemisë coronavirus.

”Kur e kuptuam që kemi me qenë mbyllur së paku tri javë (tash, edhe tri javë plus, që po i bien gjashtë), filluam me diskutu se si do të kishte mundësinë të funksionte një çift pak a shumë i dramatizuar në këto rrethana të reja. Duke u nisur edhe prej sfidave dhe pengesave reale që ne i përjetuam në ditët e para, atëherë vendosëm të krijojmë këta personazhe që besoj do të jenë të këndshëm për publikun”, tha Besart Sllamniku.

https://www.instagram.com/p/B-psdgLpomd/

Ndërkohë, bashkëshortja e tij, aktorja dhe këngëtarja Edona Reshitaj, për Telegrafin zbuloi temat që do të trajtojë ky projekt i ri kinematografik.

“Temat do të jenë të llojllojshme. Duke u nisur prej problemeve të zakonshme të një çifti, por kësaj ia shton edhe punën e karantinës, një fenomen I ri në krejt botën. Gjinia femerore, në rastin tonë “Gruaja” në fillim e pëlqen këtë realitet të ri, sepse e kupton se “Burrin” do ta ketë 24 orë për vete. Temat do të jenë shumë të zakonshme, por të dramatizuara në formë komike. Problemet që do t’i kenë “Burë e Gru” do të plasohen si komike tek publiku”, ka thënë Reshitaj.

https://www.instagram.com/p/B-psleOpXu6/

Çifti gjithashtu nuk hezituan të tregojnë mënyrën se si kanë gjetur ta realizojnë këtë serial, edhe pse nuk po mund të dalin nga shtëpia shkaku i pandemisë COVID-19.

“Këtu është edhe e bukura e krejt kësaj. Sepse gjithçka do të realizohet në mënyrë vetanake. Nuk do e quanim jo profesionale, por do të ketë mungesë të kualitetit profesional. Nuk kemi ekipe mbas vetes, si regjisor, skenograf, kostumograf, pastaj pjesa teknike që janë kamerat, dritat, paisjet e audios etj. Ne jemi duke i xhiruar vet me ‘SmartPhone’-t tonë. Kështu që kerkojmë mirëkuptim nga publiku për episodet që do të transmetohen gjatë periudhës së karantinës”, ka treguar Sllamniku më tej.

Çifti shumë i pëlqyer i aktorëve duket se kanë plane që serialin në fjalë ta nisin në karantinë, por më pas ta vazhdojnë edhe pasi të ketë përfunduar vet-izolimi.

“Ne shpresojmë që e gjithë kjo puna e virusit të kryhet sa më shpejt me shumë pak humbje të jetëve. Kjo është gjëja kryesore. Ne bëjmë apel tek njerëzit që t’i rezistojnë këtij moti të mirë me diell dhe t’i respektojnë rregullat dhe kërkesat e institucioneve. Të gjithë ekspertët tanë po thonë që pas tri jave nga sot do ta kalojmë rrezikun kryesor. Kështu që rrini në shtepi me familjen tuaj. Kemi një rast të veçantë që të reflektojmë dhe të shohim se sa shumë jeta jonë dinamike na ka ndarë nga familjet. E sa i përket serialit, pas karantinës do të vazhdojmë me “Burrë e Gru pas CoVidit’”, thonë dyshja për Telegrafin.

Por ku dhe si do të transmetohet ky serial?

“Seriali do të trasnmetohet në bazë javore në YouTube, Facebook dhe Instagram (IGTV). Por përveç episodeve zyrtare, ne do të publikojmë gjatë javës edhe shumë materiale të ndryshme të personazheve që t’i mbajmë të freskët dhe të kënaqur publikun tonë. Unë edhe një herë i falënderoj të gjithë fansat të cilët na kanë ndejtur besnikë dhe me padurim kanë pritur që të dalim me këta personazhe shumë të pëlqyer nga ta. I ftoj të gjithë që të na përcjellin në faqet tona zyrtare në rrjetet sociale @burregru dhe të abonohen në kanalin tonë në YouTube me të njëjtin emër”, përfunduan rrëfimin e tyre çifti Sllamniku dhe Reshitaj. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Detaje që nuk i dinit për xhirimet e filmit “Titanik”, shihni se si është filmuar skena e fundosjes së korridorit

Detaje që nuk i dinit për xhirimet e filmit “Titanik”, shihni se si është filmuar skena e fundosjes së korridorit

Magazina
Sara Kolami: Nuk më pengon mosha e Drilonit

Sara Kolami: Nuk më pengon mosha e Drilonit

Magazina
Gruaja e George Clooney-t, Amal është një nga njerëzit kyç në lëshimin e urdhër-arrestit për Netanyahun

Gruaja e George Clooney-t, Amal është një nga njerëzit kyç në lëshimin e urdhër-arrestit për Netanyahun

Magazina
Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres

Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres

Magazina
Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Magazina
Kalo në kategori