Burkina Faso eliminon Gabonin dhe kalon në çerekfinale të Kupës së Afrikës

Burkina Faso ka eliminuar Gabonin nga Kupa e Afrikës pas vetëm ekzekutimit të penalltive, pasi koha e rregullt përfundoi 1-1.
Bertrand Traore kishte mundësinë që të kalonte Burkina Fason në epërsi në minutën e 18-të, mirëpo dështoi të shënonte nga penalltia.
Por, fati më pas i buzëqeshi Traores (28’), pasi dhjetë minuta më vonë arriti të tunde rrjetën e Gabonit.
Gabonezët më pas ishin të pafat, shkaku që VAR-i anuloi një gol të tyre në minutën e 42-të për pozicion jashtë loje.
Në 45 minutat e dytë, Gaboni u tregua më luftarak dhe ia doli të shënonte golin e barazimit.
Fillimisht, mbetën me dhjetë lojtarë në fushë, shkaku që Sidney Obissa pranoi edhe kartonin e dytë të verdhë në minutën e 67-të, për t’u përjashtuar nga loja.
Gabonezët nuk u dorëzuan deri në sekondat e fundit të takimit dhe fati ishte në anën e tyre në minutën e 90+1, pasi Adama Guira shëno auto-gol për ta çuar ndeshjen në vazhdime.
Aty, asnjëra prej skuadrave nuk ia doli të realizonte gol, duke shkuar në ekzekutimin e penalltive.
Në këtë nivel, Burkina Faso u tregua më e saktë, duke realizuar shtatë penallti, me Gabonin që realizoi vetëm gjashtë.
Kujtojmë se Burkina Faso do të takohet në çerekfinale me fituesin e duelit mes Nigerisë dhe Tunizisë që fillon nga ora 20:00. /Telegrafi/


















































