LAJMI I FUNDIT:

Burhan Amiti: Teatri është ndjesi e veçantë, kam në mendje disa projekte televizive

Burhan Amiti: Teatri është ndjesi e veçantë, kam në mendje disa projekte televizive

Aktori Burhan Amiti, në intervistën e radhës nga Telegrafi Maqedoni, ka folur rreth shfaqjeve të fundit, jetës së tij si aktor, si dhe publikut të Tetovës.

Amiti njoftoi se në shtator pritet që Teatri i Tetovës të fillojë me një projekt të madh, me regjisorin nga Shqipëria Ben Kumbaro. Ai tha se në këtë projekt do të jenë të angazhuar një numër i madh i artistëve nga Teatri i Tetovës.

I pyetur nëse do t’i kthehet televizionit, aktori Amiti tha se ka në kokë disa projekte dhe se synim ka zhvillimin e tij.


“Teatri është një ndjesi komplet tjetër, e momentit, hë për hë, gjindshmërisë, gjithçka që ndodh ndodh aty, qoftë e mira, qoftë gabimet, emocionet që i japin papritshmëritë, gabimet teknike ose gjithçka që ndodhën, televizioni është krejt diçka tjetër, normalisht ndjesi ndryshe, fama ndryshe dhe ata që e kanë provuar televizionin sidomos që kanë punuar një kohë të gjatë si unë prej vitit 2002 që jam në televizion qoftë si gazetar ose moderator dhe mendja më rinë aty”.

“Ka dy muaj që e shtjelloj në kokë një projekt, përveç serialeve por edhe një emision për dallim prej emisioneve tjera që i kam pasur vetanake ku të kem një ekip pak më të madh. Gjithmonë synimi është që të zhvillohemi, që të ecim përpara dhe mendoj se ajo ide që e kam në kokë duhet precizuar mirë dhe të ketë ndikim të mirë në publik, shpresoj që gjatë stinës së vjeshtës eventualisht para dimrit ta realizojmë”, tha Amiti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
Kalo në kategori