I burgosuri ngeci në murin prej betoni gjatë tentativës për arratisje – detaje dhe pamje të ngjarjes në Brazil

Një i burgosur u gjet i ngujuar në një mur betoni gjatë një tentative të dështuar arratisjeje në Brazil.
Alan Leandro da Silva, 29 vjeç, thuhet se kaloi dy ditë duke përdorur mjete për të hapur një vrimë që nuk ishte vënë re në qelinë e tij në burgun e Rio Brancos, në shtetin Acre, përcjell Telegrafi.
Duke menduar se vrima ishte mjaftueshëm e madhe, da Silva besohet se ka tentuar të shpëtojë, por përfundoi i mbërthyer në beton.
Rojet ndaluan arratisjen pasi vunë re lëvizje në qelinë e tij të hënën, më 16 qershor, dhe më pas thirrën zjarrfikësit për ta nxjerrë.
Pamjet tronditëse tregojnë të burgosurin, me trupin e sipërm që rëndohej nga pesha ndërsa varej, teksa shpëtohej me shpim nga pas muri nga ekipet e ndërhyrjes.
Me tatuazhe në shpinë, 32-vjeçari shihet i mbështetur në një karrige blu, ndërsa pjesa e bustit i kishte ngecur në murin e betonit.
Zyrtarët thanë se duhej të tregonin kujdes që të mos e lëndonin, pasi ai ishte pa këmishë.
Zjarrfikësit arritën ta nxirrnin të palënduar.
Raportet lokale thonë se da Silva është marrë në pyetje nga autoritetet, të cilat po hetojnë përpjekjen për arratisje dhe dëmet e shkaktuara në pronën publike.
Zyrtarët e burgut nuk dhanë shpjegime se si i burgosuri kishte siguruar mjetet apo si vrima kishte kaluar pa u vënë re.
Da Silva mori ndihmën e parë para se të rikthehej në qeli. /Telegrafi/


















































